Categories
Lajme

Ramazani në Amerikë

Islami ka depërtuar në Amerikë falë emigrantëve nga vende të ndryshme islame, kryesisht aziatike. Me kalimin e brezave numri i myslimanëve ka pësuar rritje në shoqërinë amerikane, gjë e cila ka ndikuar edhe në konvertimin e një numri të madh amerikanësh në islam, duke e bërë islamin fenë me rritjen më të madhe në vend.
Myslimanët e Amerikës kanë ruajtur traditat e vendeve nga rrjedhin lidhur me muajin e bekuar të Ramazanit. Kështu, gjatë këtij muaji, çdo familje bën çmos që në kohën e iftarit të jetë e bashkuar në tryezën e iftarit, gjë e cila i forcon lidhjet mes tyre. Në këtë muaj, vihet re që edhe myslimanët që nuk janë praktikantë të përditshëm të islamit, aktivizohen duke agjëruar dhe mbajtur ramazan.
Xhamitë mbushen plot me besimtarë, sidomos gjatë namazit të teravive, kurse fondacionet dhe organizatat merren me shpërndarjen e librave, Kuranëve dhe fletëpalosjeve të cilat janë informacion për agjërimin në veçanti dhe islamin në përgjithësi. Kështu, Ramazani shndërrohet në një institucion propagandues për myslimanët dhe për jomyslimanët.
Gjatë këtij muaji, bie në sy vëmendja që mediat amerikane i japin fillimit të muajit të Ramazanit, traditës islame lidhur me këtë muaj dhe shumë materialeve të tjera informuese për shoqërinë amerikane ku jetojnë myslimanët. Vetë presidenti amerikan shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë për myslimanët amerikanë. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version