Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional po përcjell me vëmendje të veçantë situatën e krijuar ditëve të fundit në raportet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht bllokadën qytetare dhe ekonomike të shkaktuar nga sjella e papërgjegjshme politike e qeverive të dy vendeve.
Me këtë rast, QMBI shpreh shqetësimin e vet të thellë lidhur me përkeqësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, duke dënuar hapat e pamatur të dy qeverive, prej të cilave do të kenë dëme të dy shtetet, ndërsa faturën më të rëndë do ta paguajnë qytetarët dhe afaristët.
Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, dy vlera këto që janë tregues i vetëdijes shtetërore dhe parakusht i ardhmërisë në familjen e madhe evropiane, edhe njëherë u vunë në sprovë dhe treguan labilitetin e marrëdhënieve Maqedoni-Kosovë, kësaj radhe përmes pengesave absurde në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, njërin nga parimet themelore të ekzistimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian.
Në kohën kur edhe Maqedonia edhe Kosova deklarativisht synojnë familjen e madhe të BE-së, veprimet e tilla tregojnë për një papjekuri politike e cila do të dëmtojë edhe më shumë imazhin e të dy shteteve para faktorit ndërkombëtar, si edhe ecurinë edhe ashtu të ngadalshme drejt proceseve euro-integruese.
Lidhur me gjendjen e krijuar, QMBI kërkon nga qeveritë e dy shteteve që ta tejkalojnë sa më shpejt këtë situatë të tendosur dhe të gjejnë një zgjidhje të përhershme pozitive për qytetarët dhe afaristët e dy vendeve, duke larguar të gjitha barrierat, kufizimet dhe taksat e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si dhe të braktisin njëherë e përgjithmonë veprimet e tilla fëmijërore dhe inatet djallëzore.
Në këtë drejtim, QMBI kërkon sjellje më të përgjegjshme dhe syçelësi më të madhe edhe prej subjektit politik shqiptar në qeverinë e RM karshi situatave të kësaj natyre, si dhe një angazhim më të theksuar politik në rastin konkret për tejkalimin e situatës së krijuar.
Sektori për Marrëdhënie Publike
EDITOR
11 years ago
previous article
Maqedonia mbyllë kufijtë me Kosovën
next article
Brazil 2014, 10 Kombëtaret e kualifikuara (FOTO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago