Ngjarjet e fundit në Paris, ku mbetën të vdekur një numër i madh personash dhe shumë të tjerë u plagosën, u pranuan me keqardhje nga Forumi Rinor Islam. Dënojmë fuqishëm aktorët e kësaj ngjarjeje dhe ata që nxitin këto akte të papërgjegjëshme që i përfshiu qytetarët e Parisit, ngushëllojmë familjarët për humbjet dhe dëmet e tyre. Apelojmë që myslimanët në Evropë dhe Francë të tregohen aktiv duke kontribuar pozitivisht në tejkalimin e pasojave dhe duke ndihmuar qytetarët e dëmtuar.
Ashtu siç ndjejmë keqardhje të thellë edhe për ngjarjet që kohët e fundit po shqetësojnë botën, si në Siri, Afrikë, Turqi dhe të ngjajshme, të cilat janë shumë prekëse dhe dëmtojnë qenien njeri. Duke u bazuar në parimin Kur’anor: “Kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), atëherë (krimi i tij) është sikur të kishte mbytur të gjithë njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.” {El Maide, 32}, i cili ajet aludon në njeriun, para se të flet vetëm për besimtarin, Forumi RInor Islam prononcohet për mbrojtjen e identitetit njerëzor, si një vlerë e çmuar njerëzore që na ka falur Zoti i Madhërishëm.
Apelojmë që në mënyrë permanente të gjithë ne të punojmë për promovimin e vlerave të mirëfillta njerëzore për paqe, tolerancë dhe solidaritet, frymë kjo që e promovon vet Islami burimor.
 
Me respekt, Fevzi Musliu

Kryetar i Forumit Rinor Islam