Dy shtylla fondamentale të Kushtetutës së Kosovës me të cilat ‘krenohen’ dhe përdoren si pretekst nga shqipfolës për të shtyp shpirtin dhe qenien e popullit shqiptar në Kosovë janë : multietniciteti dhe laicizmi/sekularizmi.
Ato janë ekskluzive për popullin e Kosovës për nga definimi që u jepet jo formalisht dhe realitetit faktik në teren .
Si multietniciteti si laicizmi/sekularizmi kanë një synim kryesor : zbehjen e ndjenjave të identitetit kombëtar, kulturor dhe fetar dhe çdo elementi tjetër që do rezistonte angazhimeve ndërkombëtare për krijimin e një shoqërie fleksibile tek e cila do eksperimentohen pilot projekte që varësisht nga rezultati mund të implementoheshin në rang global.
Siç e kemi parë efektet e multietnicitetit kanë treguar vetëm një pasoj : faktorizimin e minoritetit serb në komunitet kryesor dhe konkurrent dhe barasvlerësimin e komunitetit shumicë shqiptare me gjitha minoritetet madje dhe më minoret. Si pasoj minoritetet janë ngritur në gjitha aspektet duke inferorizuar dhe harrur termin shqiptar për shqiptarët që jetojnë në Republikën e Kosovës .
Nëse Republika e Kosovës është shtet multietnik , atëherë pse në Qeverinë e Kosovës duhet të ketë Ministri të Minoriteteve ndërkohë që s’ka Ministri të Shqiptarëve , pse ka vende të rezervuara për minoritetet dhe jo për shqiptarët e numri i pseve është i gjatë !.
Pasojat e shtetit multietnik sue generis, i kanë biondizuar dhe robotizuar shqiptarët që komandohen nga disa medie të pushtetit pak a shumë siç George Orwell e përshkruan në veprën 1984.
Është e qartë që në Kosovë si në asnjë vend tjetër operojnë organizata me synime jo të pastra, e origjina e tyre u pëlqeu a jo është kryesisht nga perëndimi ! Shumë prej tyre o kanë mercenarët e tyre në OJQ , medie por edhe brenda institucioneve shtetërore. Dhe nga larg mund të lexosh synimet e tyre që bien ndesh me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe traditën autoktone. Të tillët janë shumë aktiv dhe kanë hapësira të pa diskutueshme në publik. Në gjithë këtë ambient e çuditshme dhe aspak për tu mirëkuptuar është përkrahja që të tillëve u jepet edhe nga individ intelektual dhe të tjerë që ia duan të mirën kombit shqiptar sa kaq janë rreshtuar me një anë me këta mercenar mirë të paguar për të shkombëtarizuar shqiptarët e Kosovës.
Në këtë proces si element që po i reziston dhe po i mban të kthjellur shqiptarët e Kosovës historikisht është njohur feja Islame. Prandaj i shohim të tillët që janë aktiv për të demonizuar imazhin e fesë Islame në publik dhe ti mbajnë shqiptarët sa më larg nga feja.
Kështu Qeveria dhe politikëbërësit e Kosovës po konsumojnë energjinë e popullit shqiptar të Kosovës me sekularizmin/laicizmin nëpërmjet të cilit përpiqen ti kufizojnë të drejtat e komunitetit mysliman duke u shndërruar vet si armiq të popullit.
admin
11 years ago
next article
Mjekrra gjatë historisë si shenjë e burrërisë…
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago