Categories
Lajme FRI

Restaurohet dhe konservohet xhamia “Mustafa Çelebi”

Xhamia “Mustafa Çelebi” në Strugë, do të restaurohet, konservohet dhe rikonstruohet deri në fund të këtij viti.
Kjo u theksua nga drejtoresha e Entit për mbrojtje të monumenteve të kulturës dhe të Muzeut të Ohrit, Tanja Paskali-Bantusheska.
Ajo sqaroi se të gjitha aktivitetet që janë në zhvillim e sipër, janë në koordinim me institucionin fetar dhe me shoqatën turke “Tika”.
Deri në fund të këtij viti, do të përfundojë restaurimi dhe sanimi i objektit të xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë, në pjesët e rrënuara të këtij objekti fetar dhe kulturor, duke pasë parasysh se objekti është nën mbrojtjen e monumenteve të kulturës.
“Ne e kemi shpallur këtë objekt si objekt me vlera të kulturës, ndërsa përkundër këtij fakti, udhëheqësit e mëparshëm të Muftinisë kanë vendosur që ta rrënojnë një pjesë të kësaj xhamie, mbase me qëllim për të ndërtuar objekt më të mirë dhe më të madh, që solli objektin deri në këtë gjendje”, theksoi Tanja Paskali Bantusheska.
Objekti i xhamisë “Mustafa Çelebi” ngriti shumë pluhur pas shembjes me makineri të rëndë, që u shpreh edhe me indinjatën e Qeverisë së Turqisë dhe Dianetit turk, asokohe përfundoi me shkarkimin e myftiut të Muftinisë së Strugës, Dr.Ferat Polisin, si dhe emërimin e ushtruesit të detyrës së myftiut të ri, Mr. Salim Sulejmani.
Kjo xhami është ndërtuar kah fundi i shekullit të XV, më saktësisht në vitin 1484 dhe është pjesë e kulturës dhe arkitekturës orientale. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version