Të gjithë jemi dëshmitarë, për faktin shqetesues, se po jetojmë në një kohë të anomalive sociale, në një kohë të çmendurisë, teknologjisë, dhe devijimeve sociale.Nga vetë titulli nënkuptohet se ketu kemi të bejmë me një fenomen kryesor e cila është rinia dhe sjelljet antisociale.Shumica e intelektualve pohojnë se periudha kohore që e përfshin këtë shtresë është ndërmjet moshës 15-24 vjeçare.
Etapa e rinisë ndërmjet kësaj moshe, është faza më dinamike, më joshëse dhe komplekese në jetën shoqërore të njeriut.Kjo periudhë veçohet me disa veçori kryesore me të cilët jo vetëm se rinia po përballohet me këtë fenomen, por i gjithë globi në pergjithesi.
Karaktersitkë e këtyre dukurive është procesi i zhvillimit trupor, proces i zhvillimit te intelektit, mosdurimi, entuziazmi i lartë, sepse kjo është etapa e zhvillimit të rinisë, gjatë te cilëve ai i nënshtrohet këtij fenomeni të rezikshëm.Në këtë etapë është me rëndësi të madhe mjetet e vetkontrollimit, sepse është periudha e formimit të personalitetit.
Në shkencat humane sociale, sidomos në sociologji dallojmë disa tipe të devijimeve sociale, si për shembull:
1. Agresionet– që jane reaksione kundër paknaqësive sociale që mund të shprehen si: autuagresione (vetëvrasjet) dhe si heteroagresione (kriminaliteti).
2. Çoroditjet (veset)
3. Toksikomania – që e ka kuptimin e marrjes së mjeteve patologjike dehëse si droga, alkooli etj, me qëllim që t’u ikët problemeve.
 
Ne do të ndalimi, këtu te fenomeni më shqetesues i cili është suicidi.
Vetëvrasja
Vetëvrasja është veprim i një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, që do të thotë për të shpetuar nga një situatë e padeshirueshme për të.Fenomeni i vetëvrasjes është një debat filozofik i cili është thuajse i pazgjidhshëm. Dukuria e vetëvrasjes është dukuri jo pak shqetësuese por shumë shqetësuese dhe brenguese. Ky fenomen aq shqetësues ndonjëher të bën në vete te qashë dhe të qeshish, sepse për nje intelekt të shëndosh, një intelekt i cili posedon logjik të çiltërt është absurde që të mendojë për këtë fenomen e jo ta praktikojë.
Kjo është çudi e madhe! Sepse në shoqëritë tona më termi vetëvrasje nuk është tabu.
Nga ky fenomen i çoroditur nuk janë  vetëm moshat e vjetra, por edhe te rinjtë. Kjo dukuri ka filluar të përhapet në mënyrë masive dhe të dhimbshme.Rinia jonë është dhënë shumë pas klubeve të natës, pas argëtimeve, pas alkoolit, pas zbavitje, pas drogës dhe prostitucionit, dhe duke kaluar çdo normë jetike.
Përse e gjithë kjo tek rinia?! Jam i stresuar, i mërzitur, në depresion, alternativa më e mirë vdekja, spo jetohet në këtë botë! Nga kjo natyrshe lind pyetja: Ku e shpie rininë kjo gjë e tillë?!
Të gjithë këto observime të çoroditura njeriun e shpie në një akt jo njerëzor e cila është vetëvrasja.
Në kërkim të lumturisë së përjetshme në këtë botë njeriu i mbetur pa shpresë, mendon t’i jape fund kësaj jete të ciles Allahu i madhëruarë ia dhuroi njeriut për të jetuarë, e jo për vetëvrasje.Njeriu i mbetur pa shprese në këtë jetë mendon t’i japë fund çdo gjëje në këtë jetë, duke zgjedhurë si alternativë dhe si ilac të fundit për t’I mbyllur hallet e tij,vetëvrasjen.
Parashtrohet pyetja: A thua vallë rinia e pyesin veten para se e marë vendimin për ketë akt jo njerëzor, se cka thotë feja për këtë fenomen,si e gjykon islami këtë fenomen?!
Për privimin e jetës pa të drejtë, Allahu Fuqiplote ne Kuranin Famëlartë i drejtohet muslimanëve: “Mos e vrisni veten tuaj, Allahu është i mëshirshëm ndaj jush” (En-Nisa 29)
Ky është urdhër imperativë hynjor që nuk duhet si musliman të kundërshtohet.
Allahu Fuqiplote këtë urdhër imperativë e pason të mbushur me mëshirë dhe përplotë shpresë. Ai thotë: “Allahu eshte i meshirshem ndaj jush” (En-Nisa 29)
Njeriu nuk i jepet e drejta që të kryje vetëvrasje,sepse jeta jonë është e dhuruarë nga Zoti i Lartëmadhëruarë ,dhe vetëm ai e posedon të drejtën për ta marë atë.E kush është njeriu që ta merë jetën e tije cila nuk është as pronë e tij private e as krijim i njeriut. Islami kërkon prej besimtarëve që me durim dhe qëndrueshmëri t’i bejne balle sprovave të ndryshme të jetës.
Vetëvrasja është një nga mëkatet më të mëdha, e cila, sipas disa dijetarëve islamikë, zhvlerëson Islamin dhe besimin e individit. Vetëvrasja jo vetëm që është mëkat i madh, por është edhe vepër që e hidhëron Allahun.
Allahu atë individ i cili e kryen këtë akt të dhunëshëm do ta dënojë atë përgjithmonë në xhehenem.
Filozofi më atraktiv në filozofinë antike greke Sokrati, fenomenin e vetëvrasjes e ka perceptuar si diçka jo të lejueshme dhe ka thënë:”Vetëvrasja nuk është e lejuar,sepse njerëzit janë në pronësi të Zotit.”
Vetëvrasja është mëkat, është shëmtim, është krim.
Vetëvrasja në shumicën e shoqërive është e ndaluar.
Religjionet monoteiste, Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami e konsiderojnë vetëvrasjen si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është edhe krim.Nëse njeriu i cili tenton të vrasë vetën dhe të çlirohet nga problemet do të fitojë vetëm se hidhërimin e Allahut të Lartësuarë për aktin vepruës, dhe njeriu do të meritojë ndëshkimin më të ashpër nga Zoti i tij i cili e krijoi dhe e përsosi,por njeriu çdo herë qe mohues i ashpër ndaj mirësive të krijuesit absolutë.
Të gjithë si në veçanti ashtu eshte në përgjithësi duhet të luajmë rol në parandalimin e një fenomeni të tillë.Kjo jetë moderne thuajse është e vështirë për të gjithë, dhe njeriu i botës bashkëkohore nëse goditet me donjë problematikë në jetë,në mënyrë të drejtëpërdrejtë  tek disa personalitete me temperament jo të durueshëm lindë ideja, se zgjidhja e problemit bëhet me anë të autuagresionit, dhe si alternativë, mendojnë se nga ikja e problemit është vetevrasja.
Por njeriu i shkretë i gjorë nuk po e dinë se e drejta e vetvetes, është e drejta më e madhe të cilën Allahu xh.sh. ia dhuroi krijeses se tij më me vlerë në këtë botë.Për këtë sot bota moderne gjendet në një udhëkryq.
Shkaqet e vetëvrasjes?
Shkaqet që çojnë një individ drejt suicidit janë të larmishëm, por ne do të veçojmë disa nga ato:
1. Mosbesimi është një ndër shkaqet kryesore që e pengon njeriun të njohë të vërtetën ndaj krijuesit të vetë dhe ta dijë qëllimin e krijimit të tijë në këtë jetë.  “Njeriu është mendjemadh, ai mohon Krijuesin e tij, përpiqet t‰ë mashtrojë Allahun dhe ata që besuan, por ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes.Në zemrat e tyre ka semundje, e Allahu ua shton semundjen edhe më shumë për shkak të mosbesimit të tyre”. (El Bekare10-11)
2. Stresi dhe depresioni është po ashtu shkaktarë që i paraprinë shumicës së vetëvrasjeve.
3. Sëmundjet psikike, përdorimi i drogës, alkoolit, gjendja sociale-ekonomike.
4. Mosnjohja e ligjit fetarë, lidhur me këtë krim të shëmtuarë.
5. Pesimizmi është shkaktar i jetës së palumtur dhe shkakton ngarkesë psikike.
6. Po ashtu edhe ndër shkaqet e vetëvrasjes është edhe humbja e ndjenjave emocionale.
7. Faktoret relacionalë siç janë marrëdhëniet në çift, marrëdhëniet me anëtarët e familjes, dhe konflikti martesorë.
8. Nga shkaqet tjera konsiderohet ndarja, divorci.
9.Varësia kimike (alkooli, drogat, medikamentet).
 
Si ta parandalojmë aktin e vetëvrasjeve?
Aktin e suicidit, e cila është tepër shqetësuese, dhe është debat i hershëm filozofikë, se si ta parandalojmë këtë akt?! Padyshim ato janë të shumta por ne do ti veçojmë disa nga ato:
1. Besimi në një Zot, në njëshëmërinë e tij, në fuqinë e tij absolute, sepse mënyra se si e njohim Zotin dhe e perceptojmë është me rëndësi kryesore për jetën njerëzore.
2. Lidhëshmëria e krijesës me Krijuesinë e tij .
3. Luftimi i stresitë dhe depresionitë si dy fenomene psiko-sociale dhe patologjike.
4. Përmisimi i gjendjes ekonomike, sociale, politike, arsimore e me radhë.
Allahu Fuqiplotë thotë: ”Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi,në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Allahu është i hidhëruar ndaj ti, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. (Kur’an; Nisa: 93).
Kurse Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: ”Kush e vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin ku dhe do të mbetet përgjithmonë”.
Njeriu mendon se duke i dhënë fund jetës,do ti zgjidhë problemet e tija,kjo gjë e cila nuk qendronë aspak me realitetin islam dhe njerëzor,të cilët i kuptojmë nga mësimet islame. Kjo fe e çiltër islame e nderoi natyren  e pastër të njeriut.Edhe mësimet islame janë mbrotje, nga çdo e keqe, dhe i dhuron njeriut bindje.
E Lusim Allahun Fuqiplotë me emrat e tij më të bukur, që kjo dukuri mos të jetë kurrë prezente në vendet tona.