Arsyeja pse Cristiano Ronaldo mbështet kauzën e popullit palestinez me kaq pasion, është sepse ai beson në çlirimin e Palestinës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Një tjetër arsye pse ai beson thellësisht në kauzën Palestineze është për shkak se ai nuk mund ti shohë fëmijët duke kaluar nëpër të njëjtën gjë që ai dhe familja e tij kaloi, përpara se ai të bëhej futbollist i pasur. Ai dhe familja e tij nuk kanë jetuar në një vend të shkatërruar nga lufta si Palestina, por ata, megjithatë, kanë jetuar një jetë të përafërt me ta. Ai është shprehur disa herë se do të donte ti shihte fëmijët palestinezë duke pasur një të ardhme më të mirë dhe të ndritshme.
Ai nuk përfundoi vetëm me deklarara. Ai shiti këpucët sportive më 20 nëntor të vitit 2011 në një ankand nga Fondacioni i Real Madridit duke dedikuar fondet për shkollat në Gaza. Ankandi nisi me shitjen e këpucëve sportive dhe ndihmoi në ndërtimin 8 shkollave në territorin palestinez, ku ato janë të financuara vetëm nga Fondacioni i Real Madridit.
Sipas raporteve të ndryshme, Fondacioni Real Madrid tashmë ka ndihmuar ndërtimin e 167 shkollave në 66 vende, duke përfshirë edhe shumë projekte të tjera, në mënyrë që mijëra fëmijë nga këto vende të kenë një edukim të mirë.
Christiano Ronaldo shiti këpucën e artë për 1.5 milionë dollarë, dhe i dedikoi këto të holla për Palestinën. Ndërkohë në ndeshjen që u mbajt me Izraelin, Ronaldo refuzoi të ndërroj fanellat me bashkëlojtarët izraelit.
/mesazhi/