Qumështi i dhisë është mjaft i pasur me proteina, minerale dhe vitamina.
Njoftohet se ngandonjëherë është shumë afër qumështit të nënës në aspektin e komponentëve që përmban.
Madje dihet që qumështi i dhisë ndikon shumë në zhvillimin e kockave dhe strukturës së intelektit tek fëmijët e porsalindur.
Kurse sipas disa specialistëve ekzistenca e shumë komponentëve kimikë në përmbajtjen e qumështit të dhisë nuk tregon se ky qumësht më i dobishëm. Madje kjo mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore tek foshnjat.
Sipas specialistëve proteinat me vlera të larta që përmban ky qumësht shkaktojnë një mbingarkesë në funksionin e veshkave, kurse vlerat e larta e kalciumit tek qumështit e tjerë përveç qumështit të nënës mund të shkaktojnë probleme në jashtëqitje (kapsllëk).
Prania me shumicë e vitaminës B12 në qumështin e dhisë mund të ndikoje ekuilibrin e aciditetit. Ndërkaq qumështi i dhisë nuk e zëvendëson qumështin e nënës.
Sasia e hekurit në qumështin e nënës është në sasi më të pakta krahasuar me qumështin e lopës dhe qumështin e dhisë, por ky hekur që nuk ekziston në asnjë lloj qumështi të gjallesave të tjera përmban disa faktorë që e bëjnë atë të aftë të kalojë përmes zorrëve.
Sasia e kalorive dhe sheqerit në qumështin e lopës dhe dhisë është pak më e lartë, por kjo nuk përbën ndonjë avantazh shumë të madh.
Ndikimi i imunitetit të qumështit të nënën nuk ekziston në asnjë lloj tjetër qumështi.
Si përfundim qumështi i çdo gjallese është krijuar në mënyrë të veçantë dhe posaçërisht për pjellën e vet.
EDITOR
11 years ago
previous article
Gjeneratat e tashme hynë në borxh, të ardhmet do ti paguajnë!
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago