Categories
Opinione

Sa më shumë që na sulmojnë

Kohët e fundit janë shpeshtuar sulmet ndaj komunitetit mysliman në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Shqipëri e gjetiu. Duam apo nuk duam, këto sulme lidhen me një burim të vetëm frymëzimi, ngjarjet e fundit në Gaza. Duam apo nuk duam ta pranojmë, çdo sukses në Gaza ose Palestinë është sukses edhe në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Çdo përpjekje për t`u çliruar prej robërisë izraelite, ndikon në përpjekjen e njëjtë edhe në vendet tona për t`u çliruar prej robërisë laike. Nuk e besoj se dyshon dikush se pas perdes se sulmeve të fundit ndaj myslimanëve në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e Ballkan, qëndron ambasada e Izraelit së bashku me ambasadën e SHBA-ve. Këtë gjë e përforcon ende më shumë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me liritë dhe të drejtat fetare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Ballkan. Sulmet e orkestruara, përcaktojnë edhe mbrojtjen kauzave. Detyrimisht mbrojtja shndërrohet në kauzë në një kohë kur mungon uniteti i radhëve të myslimanëve. Sulmet e fundit ndaj myslimanëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Ballkan, tregojnë për dritën në fund të tunelit në Gaza. Nëse zgjidhet problemi i Palestinës, me kufijtë e përcaktuar në vitin 1967, zgjidhen edhe shumë nyje problematike në Ballkan. Myslimanët e këtij gadishulli frymojnë më lirshëm, shprehen më lirshëm dhe jetojnë një jetë normale. Terrorizmi dhe ekstremizmi si dukuri botërore, negative që cenojnë të drejtat dhe liritë e popujve të ndryshëm, nuk mund të krijohen dhe zhvillohen tek popujt e vegjël. Kjo gjë është e palogjikshme teorikisht dhe e pamundur praktikisht. Shqiptarët, boshnjakët, janë popuj të vegjël. Si është e mundur që tek to të zhvillohen këto dy fenomene dhe dukuri globale që po cenojnë liritë dhe të drejtat e popujve e civilizimeve të ndryshme? Standardet e dyfishta nuk ekzistojnë vetëm në praktikimin e gjërave, po edhe në definimin e tyre. Në një kohë kur i forti e bën ligjin, është pak si e pabesueshme se ai ligj sillet me drejtësi dhe dinjitet për çdo popull e individ të caktuar. Sulmet ndaj myslimanëve në Ballkan, po shpeshtohen e rriten me një intensitet të madh edhe nga mediet. Ndërsa, qasja e medieve është me standard ose syze tjera për komunitetet tjera fetare. Për shembull, komuniteti ortodoks në Maqedoni ka probleme ekzistenciale edhe në Australi, ku çështjet kanë arritur deri aty saqë funksionar të Kishës Ortodokse në Australi, të përballen edhe nëpër gjykata të ndryshme për vjedhje dhe manipulime të ndryshme financiare e pronësore. Po kjo gjë lihet në heshtje totale prej mediumeve tona të cilave më shumë i interesojnë sulmet që myslimanët bëjnë ndërmjet veti. Sa më shumë që na sulmojnë, detyrohemi që të zgjohemi prej gjumit. Dhe sa më të zgjuar që jemi, aq më shumë të tjerët do ta ndjejnë praninë tonë në shoqëri. Mund të bëjmë një eksperiment të vogël në Ballkan, po edhe jashtë Ballkanit pse jo. Të heqim për një periudhë gjashtëmujore të gjithë myslimanët prej Maqedonisë, dhe të ngelin vetëm të tjerët, në Maqedoni e Ballkan, do të shohim se çfarë rëndësie dhe rroli ka prezenca e myslimanëve në këto troje. Edhe si rrol pasiv në shoqëri, myslimani është i dobishëm për tjetrin. Por, kur rroli i tij nga pasiviteti shndërrohet në aktivitet, ajo shoqëri ka të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.

Exit mobile version