Javën e kaluar shkruam për problemin e rinisë. Si përgjithësim, në lidhje me temën shtoj edhe këtë:
Shqiptarët jetojnë në një konglomerat kulturash të ndryshme që pasurojnë thesarin e kombit dhe i japin atij karakter universal. Disa nga civilizimet e Lindjes dhe Perëndimit depërtuan dhe mbeten këndej pari. Nëpër tokat shqiptare kaluan apostujt e Isait e më vonë, para osmanlinjve edhe sahabët myslimanë nga Lindja. Tek ne gjetën strehimin edhe çifutët, ndërsa thesarin e fesë ortodokse, edhe pse në armiqësi me sllavët, e ruajtëm me përkushtim. Në trojet shqiptare edhe sot e kësaj dite vijnë e shkojnë lloje e lloje të filozofirave të jetës. Ky mozaik kulturash në personalitetin e shqiptarit ka krijuar një pasqyrim të mahnitshëm që rrallë popuj në botë e kanë, prandaj, shqiptari ka të drejtë të mbrojë vlerat e civilizimit dhe fesë që i takon, por pa mbivlerësime tendencioze të njërës fe dhe nënçmimit të fesë tjetër.
Rinia shqiptare është trashëgimtarja e këtij konglomerati kulturash, që me gjithë gërvishtjet që i janë bërë traditës sonë, është obligim yni ta ruajmë atë. Qasja objektive ndaj vlerave të traditës kërkon përkushtim serioz. Në këtë kauzë, shoqëria shqiptare e cila është duke u ballafaquar me probleme të rënda na bënë të ndjehemi se nuk e dirigjojmë jetën tonë, sidomos atë të rinisë. Ky brez i të rinjve i zhytur në skutat e jetës moderne dhe nën ndikimin e fuqishëm të kulturave të huaja po shkon drejt degradimit kontinuel. Shtrohet pyetja se a ka mundësi që krahas të mirave materiale, e që edhe ato na mungojnë në masë, të krijojmë një lidhshmëri mes traditës, besimit fetar dhe jetës sonë të përditshme? Mendoj se mundet!. Edhe pse jeta moderne e cila presupozon ikjen nga shpirtërorja hyjnore kinse për të arritur një liri përfundimtare e cila edhe ajo ka krijuar hyjnitë dhe dogmat e veta që e rrethojnë njeriun si barriera, me një përkushtim të duhur, rinia mundet të luaj rol në zhvillimet e gjithëmbarshme politike dhe shoqërore.
Mediumet e komunikimit të gjerë si televizioni, shtypi, radio, interneti dhe rrjetet sociale janë një mundësi e mirë. Këto mediume jo gjithë herë po kanë ndikim pozitiv. Ne nuk jemi kundër shtrimit për debate serioze të disa çështjeve që preokupojnë rininë, çofshin edhe intime. Edukimi i drejt me mbështetje shkencore por pa harruar rolin dhe energjinë pozitive që ka feja, është i domosdoshëm.
Sa do që në rrjetet sociale lexojmë kinse për një kthim të rinisë kah feja, pra, për një vetëdijesim religjioz, së këndejmi, realiteti nuk është bash ashtu. Ata që merren me numra, mashtrohen me “lajmërimet” ekstravagante të një zgjimi fetar tek shqiptarët. Edhe pse ndoshta kurrë nuk është fol mbi fenë më tepër se sa sot, edhe pse të gjithë flasin për atë se duhet siguruar një jetë më të mirë për rininë, me gjithë sukseset, vlerat morale të rinisë kurrë nuk ka qenë më të lëkundura se sot, kurrë më shumë nuk është pirë alkool, drogë dhe kurrë më pak nuk është lexuar. “Facebook”-u, panairi i madh i mendimeve, shkrimeve dhe teksteve të paredaktuara është bërë arë në të cilën mbjellët dhe korret çdo gjë. Së këndejmi, rinia jonë është në udhëkryq e nga ne pret dorën e bashkëpunimit. Filmat pa vlerë edukative, pa revista të mirëfillta, pa periodikë me referencë studimin dhe hulumtimin shkencorë, rrjetet sociale dhe të ngjashme janë mungesa të ndjeshme që prekin rininë në Kosovë.
Rinia kosovare po mashtrohet edhe në shkolla. Si është e mundur dhe sa ia vlen që nxënësi me 13 të dobëta, në javën e fundit kalon vitin? Qasjen e shoqërisë tonë ndaj rinisë e karakterizon hipokrizia, mësimdhënie nën nivelin e duhur, nuk predikohet madhështia e etikës ndërsa feja si sistem moral nuk u predikohet si duhet. Shkolla, faktori i rëndësishëm për formimin e personalitetit të njeriut është institucion ekskluzivisht arsimor që prodhon të shkolluar dhe trajton fushat e mendjes, por asaj nuk i intereson gjithaq edukimi i zemrës, shpirtit dhe vullnetit për të qenë human. Kanë të drejtë ata që thonë se kjo sferë i takon religjionit. Rinisë i mungon dimensioni i cili e vë në kontakt me atë që është e lartë, atje ku njeriu gjen kuptimin e ekzistencës së vet. Rinia po ndjenë gjithnjë e më fuqishëm mungesën e kësaj mbështetjeje të fortë shpirtërore, thjeshtë besimin e drejt në një Zot. Shthurja e raporteve mes traditës, fesë dhe jetës moderne, përveç tjerash krijon vetëdije të çoroditur që si pasojë ka tërbimin e shoqërisë.
Ne duam të besojmë se i riu ynë me gjithë përjetimet e krizës shpirtërore të jetës moderne, ai do ta gjejë pozitën që e meriton, mjafton që ne ta ndihmojmë atë. Fuqishëm besojmë në rininë, ani pse në sjelljet e saj dominon ajo që edhe në perëndim konsiderohet bastarde. Rinia jonë, sikur asnjëherë më parë ka nevojë për ndihmën tonë. Atë duhet orientuar kah vetvetja dhe ti ri-mbillet në shpirt ndjenja e madhështisë. Asaj duhet folur për historinë tonë në atë mënyrë që ndjenjat kombëtare të jenë në nivelin e duhur, me besimin e thellë në Zotin dhe vizionin kah ardhmëria.
EDITOR
11 years ago
previous article
Nga Kolosët e kësaj Feje- Omer El-Eshkari (1940-2012)
next article
Monako mund të përjahstohet nga LIGUE 1
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago