Categories
Lajme FRI

Sabile Sherifi: FRI, nisma që ktheu optimizmin e shumë të rinjve

Puna e dëshmuar për 16 vjet me radhë flet më shumë për këtë institucion rinor. Kontributi i palodhshëm i këtyre të rinjve, me vizion të qartë për të ardhmen, bëri që shumë të rinj t’i kthehen optimizmit, u bindën se fuqia për të ndryshuar u takon atyre.

Madje, për vite me radhë FRI është angazhuar në avancimin e çështjes së arsimit tek gjeneratat e reja me anë të mbështetjes dhe dekorimit të studentëve dhe personaliteteve nga jeta publike që i kontribuan arsimit.

Jam krenare që isha pjesë e këtij rrugëtimi fisnik deri para disa viteve. Vazhdoj edhe më tej të jem krenare me bindjen se kjo organizatë rinore do të bart shumë procese të ndryshme në shoqëri.

Urime FRI!

Sabile Sherifi, sociologe

Exit mobile version