Në Info Qendrën e FRI-së, në Shkup, u realizua ligjërata me profesorin e mirënjohur Sali Shasivari, ku para studentëve dhe të pranishmëve elaboroi temën “Kultura dhe identiteti i myslimanit bashkëkohor”.
Ligjëruesi në fjalë para të pranishmëve ilustroi shembuj te ndryshëm edhe atë duke shpjeguar për natyrën njerëzore si element të cilën e kemi të trashëguar, më pas elaboroi nocionin dhe të kuptuarit se çfarë do të thotë kulturë dhe civilizim element i mësuar, dhe më pas elaboroi personalitetin si element i trashëguar dhe i mësuar, ndër tjerash theksoi, “…përgjatë civilizimit Islam numri i veprave e librave në lidhje me qështje fetare dhe zbulime shkencore arriti deri në pesë milion; ndërsa numri i konflikteve ishte minimal. Nëse sot e kemi të kundërtën, atëherë duke ruajtur natyrën njerëzore lë të veprojmë atë që dëshirojmë ta ndjekim, për të ringjallur kulturën që tentohet në forma të ndryshme të vishet me një petk të pluhurosur”.
Përndryshe prof. Sali Shasivari ka përfunduar studimet në Damask të Sirisë, aktualisht jeton dhe vepron në Londër të Anglisë dhe është drejtor në fondacionin Al-Furkan i cili merret me studimin e trashëgimisë Islame.