Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe liderët e Ballkanit perëndimor, gjatë konferencës në Berlin sollën disa vendimet për 4 vjeçarin e ardhshëm.
Në lidhje me Maqedoninë duhet urgjentisht të zgjidhet kontestimi i emrit, që të vazhdohet më tej me reformat.
Në katër vitet e ardhshme, duhet reforma të mëtejshme dhe zgjidhjen e problemeve bilaterale mes shteteve.
Përveç emrit, për Maqedoninë kërkohet që edhe opozitës ti lejohet që rolin e saj ta bëjë në parlament, kërkohet pluralizëm në media, sindikata të pavarura, si dhe ekonomi dhe gjyqësor të pavarur nga politika.
Theks i veçantë në takim ishte edhe infrastruktura, që do i përmisonte raportet dhe dialogun mes vendeve. Ajo që përmendet shpesh është ‘Autostrada e kaltër’, që do lidhte tërë bregdetin Adriatik me një autostradë.
Kjo e fundit pritet të financohet nga BE-ja.
Pjesë në këtë takim ishin kryeministrat nga Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.
LEXO: Angela Merkel me mesazh të fuqishëm kundrejt liderëve të Ballkanit Perëndimor /Portalb
Categories