ipas faqes së fansave SamMobile, në një event më 15 Mars Samsung Electronics ka vendosur të zbulojë smartfonin Galaxy S4.
Sipas raportit, që citoi një burim të panjohur, pasardhësi i Galaxy S pritet të jetë gati për shitje në fillim të muajit prill.
Ndërkohë, Samsung nuk është shprehur për kohën e lëshimit.
“Ne nuk komentojmë thashethemet ose spekulimet,” tha një përfaqësues i Samsung. Ka një interesim në rritje për daljen e smartfonit të ardhshëm Galaxy S, të cilin Samsung e ka krijuar si një rival të denjë të iPhone. Galaxy S3 doli me gjithë vëmendjen e duhur gjatë lançimit të një produkti Apple dhe pritshmëritë për Galaxy S4 pritet të jenë edhe më të larta.
Raporti i kësaj faqeje parashikon që ftesat për eventin të dalin pas Kongresit Botëror Mobil, i cili fillon javën e fundit të muajit shkurt.
Si në lançimet e kaluara, Galaxy S4 do të hidhet në Evropë dhe Azi përpara fundit të prillit, tha kjo faqe, ndërsa Amerika, Australia dhe Afrika do të marrin telefonin rreth majit ose qershorit.
Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini
Galaxy S3 u lëshua në Shtetet e Bashkuara disa muaj pas paraqitjes së tij, pjesërisht për shkak të nevojave për planifikim dhe testimet nga prodhuesi. (PC World Albanian)