Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi për vitin e katërt me radhë u shall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.
Por, shtrohet pyetja çka e bënë atë kaq të veçantë? Hulumtues nga Universiteti britanik Brunel janë munduar të gjejnë përgjigjen dhe kanë zbuluar se sekreti i suksesit të argjentinasit qëndron në trurin e tij.
Rezultati i hulumtimit, i publikuar në Journal of Sport and Exercise Psychology, tregoi se shpejtësia e reagimit është element shumë i rëndësishëm në sportin e futbollit meqë varësisht se sa është e zhvilluar, aq më e lehtë është shmangja e kundërshtarëve. Dhe, Messi driblimet e tij dhe aftësitë për realizimin e golave mund ti ketë ri rezultat i funksionimit më të shpejtë të trurit.
Në studimin ishin të përfshirë 39 futbollistë, nga niveli fillestar deri te ai gjysmë-profesionist, të cilëve i është bërë një skanim MRI i trurit derisa i është publikuar një xhirim ku disa futbollistë kundërshtar po vinin në drejtim të tyre.
Dhe, duke konsideruar reagimin e tyre, dhe krahasuar atë me veprimet e Messit kur gjendet në situata të tilla është nxjerr përfundimi se truri i argjentinasit funksionon shumë më shpejtë se ai i futbollistëve të tjerë dhe kjo bënë që ai të ketë shkëlqim të tillë në fushën e lojës.