Categories
Lajme FRI

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I FRI NË EMISIONIN E MËNGJESIT NË RADIO SHKUPI

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Amar Murtezi, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Radio Shkupi, ku u diskutua për manifestimin tradicional „Në Gjurmët e Më të Mirëve“, me theks të veçantë në rëndësinë e tij, nxënësit dhe studentët e dalluar, si dhe personalitetet e dekoruara në këtë manifestim.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e këtij manifestimi në vlerësimin dhe promovimin e nxënësve dhe studentëve të dalluar, të cilët me sukseset dhe arritjet e tyre përfaqësojnë shembuj frymëzues për gjeneratat e reja. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çmimit „Hafizi i Ri i Vitit“, si dhe personaliteteve të dekoruara, të cilat me kontributin, angazhimin dhe veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri dhe shërbejnë si modele pozitive për të rinjtë.

Gjithashtu, u prezantuan aktivitetet dhe projektet e tjera të Forumit Rinor Islam, të cilat synojnë zhvillimin personal, edukimin dhe fuqizimin e të rinjve, duke i nxitur ata të jenë pjesëmarrës aktivë dhe kontribuues në shoqëri.

Forumi Rinor Islam mbetet i përkushtuar në promovimin e suksesit, vlerave dhe kontributit shoqëror, duke krijuar hapësira ku arritjet e të rinjve dhe shembujt e personaliteteve të shquara vlerësohen dhe shërbejnë si frymëzim për të ardhmen.

Shkup, 27 tetor 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version