Categories
Lajme FRI

Sektori i Femrës organizoi tribunë në Studeniçan

Më 17 janar 2015, ditë e shtunë, Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë, organizoi tribunën me temë “Muhamedi (alejhi selam) shëmbëlltyrë në çdo kohë”.
Tribuna u mbajt në Restorant “Guri” me fillim prej ora 18:00. Ligjëruese në këtë tribunë ishte Esma Sherifi Kurti, teologe dhe njëherit kryetare e Sektorit të Femrës pranë FRI-së.
Përveç ligjëratës kishte edhe lexim të ajeteve kuranore, kurse pjesa artistike u mbush me interepretimin e disa ilahive nga korri “Rejan”.
Tribuna në fjalë ishte njëri nga aktivitetet që organizoi Sektori i Femrës në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam).
 

Exit mobile version