Categories
Lajme FRI

Seminari “Rizgjimi shpirtëror” në Shkup

 

Këtë fundjavë Departamenti për të rinjë pranë Forumi Rinor Islam në Shkup realizoi seminarin dyditor “Rizgjimi shpirtëror”.

Seminari i cili kishte për qëllim rizgjimin, vetëdijesimin, ngritjen dhe mbushjen shpirtërore të të rinjve në agjendën e saj kishte gjashtë ligjërata. Të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm djem e vajza.

Dita e parë filloi me temën “Njohja me Zotin” me ligjërues Fevzi Musliu, më pas vijoi tema “Kurani si udhërrëfyes i jetës” me hoxhë Shaban Tairi dhe si ligjëratë e fundit ishte “Rëndësia e traditës profetike në jetët tona” me hoxhë Omer Dauti.
Ndërkaq dita e dytë filloi me teologen Sumeje Peza e cila para të pranishmëve prezantoi dy tema edhe atë “Pastërtia e zemrave” dhe “Rëndësia e kërkimit të diturisë”. Dhe si ligjëratë e fundit e këtij seminari ishte “Si duhet të jetë portreti i të riut produktiv?” me hoxhë Zija Ismaili.
Në fund fjalë rasti kishte kryetari i degës Shkup, Afrim Demiri dhe më pas u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit e këtij seminari.

Shkup, 5 nëntor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version