Pjesëtarë të dy organizatave studentore asaj Studim, Kritikë, Veprim dhe Klubit Politik të Studentëve kanë vazhduar protestën para Rektoratit të UP-së duke bllokuar hyrjen në të që nga ora 7 e 30 e mëngjesit.
Në këtë protestë të pranishëm aktualisht janë një numër i vogël i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët qëndronin larg protestuesve ndërsa për të ndaluar hyrjen e mundshme të protestuesve brenda objektit të Rektoratit po qëndrojnë pjesëtarë të sigurimit të Rektoratit.
Studentët kanë ndaluar hyrjen në vendin e punës së punëtorëve të administratës së Rektoratit duke iu thënë atyre se nuk mund të hyjnë brenda por vetëm nëse dëshirojnë t’i bashkohen protestës.
Ardhja me një orë vonesë në punë e stafit të administratës në Rektorat po ashtu është kritikuar nga studentët.