Categories
Lajme FRI

Sheikët pushtojnë futbollin e Ballkanit

Klubi më i trofejshëm kosovar, FC Prishtina së shpejti mund ta ketë fatin e shumë klubeve të ndryshme evropiane. Ekipi prishtinas brenda një kohe të shkurtër mund të futet në mesin e klubeve,që do të jenë nën shputën e investitorëve arab, që viteve të fundit është bërë trend në thuajse çdo ligë të kontinentit të vjetër.
Pas Perendimit interesimi i Sheikëve nga vendet e fuqishme arabe po lëvizë drejt jugut dhe rajonit të Ballkanit. Kjo ka bërë që klubet më të mira të rajonit, përfshirë edhe ekipin prishtinas, të jenë në shënjestër të shumë pasanikëve nga vendet arabe.
Ditë më parë në Prishtinë si mysafirë i kampionëve të Kosovës ka qëndruar një biznesmen nga Arabia Saudite, Sheiku Al Waleed Ahmed Al Dahash, gjatë së cilës ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me FC Prishtinën, por edhe të investoj në një periudhë të afërt kohore.
“Kemi nisur një bashkëpunim më mikun tim të mirë Remzi Ejupi dhe besoj se ai shumë shppejtë do të zgjerohet”, ka thënë Sheiku Al Dahash para disa ditëve, kur vizitoi FC Prishtinën.
Duket se ekipi prishtinas e pret fati i Manchester City e PSG dhe disa ekipeve të tjera nga kontinenti evropian, por edhe të atyre nga rajoni. Crvena Zvezda e Beogradit thuhet se tashmë i është shitur për 60 milionë euro një sheiku arab, derisa i njëjti fat e pret edhe ekipin tjetër serb, Partizan.
Në prag të shitjes është edhe klubi i njohur kroat, i cili sipas medieve kroate është pranë që të bie në duart e një kompanie të madhe nga Katari. Njëjtë flitet edhe për disa klube nga Bosnja dhe Hercegovina. Një mundësi të tillë e mirëpret njeriu i parë i FC Prishtina, Remzi Ejupi.
“Nuk kam asgjë kundër investimeve në ekipin tim dhe në futbollin kosovar ngado që të vijnë ato. Pa filluar të investohet mirë nuk do të kemi futboll cilësorë dhe kualitativ. Vetëm në këtë mënyrë futbolli kosovar mund të shkoj përpara”, tha Ejupi.
“Në këtë kontekst e vlerësoj edhe vizitën e e Sheikut Al Dahash në Prishtinë dhe Kosovë. Ku është ajo e mirë që të gjejmë njerëz që janë të gatshëm të investojnë në futbollin tonë”, shtoi presidenti i FC Prishtina.
“Kjo praktikë është treguar e qëlluar dhe tashmë ka dhënë rezultate nëpër futbollin evropian. Vetëm shihni ekipet angleze, franceze dhe të vendeve të tjera të cilat janë në duart e kompanive të mëdha dhe sheikëve të ndryshem nga vendet arabe”.
“Aktualisht disa nga klubet më të mëdha nga ish-Jugosllavia janë para blerjes nga sheikët. Shembull ta marrim Dinamon e Zagrebit një klub me emër dhe traditë të madhe, i cili është interesant për një kompani nga Katari”, tha në vazhdim Ejupi. Sipas tij ardhja e Al Dahash është sinjal i mirë.
“Mundësitë tashmë janë dhe vetëm duhet punuar në këtë drejtim. Për momentin futbolli kosovar nuk është i njohur ndërkombëtarisht, por kjo do të vijë shpejtë dhe në duhet të jemi gati që të ecim përpara, me shpresë që të gjejmë investitorë”. Ejupi së shpejti pritet të vizitoj Arabinë Saudite dhe pritet të takohet me Al Dahash dhe shikoj mundësitë e bashkëpunimit.
 

Exit mobile version