U realizua trajnimi i rradhës i projektit “Eureka”, projekt ky i cili realizohet me disa nxënës të shkollave fillore të qytetit të Shkupit.
Trajnimi i rradhës ishte me temë “Shëndeti oral”, të cilën para nxënësve e ligjëroi trajnuesja, njëkohësisht dhe studente pranë fakultetit stomatologjik, Isra Sherifi Idrizi.
Përgjatë prezantimit trajnuesja fillimisht tregoi për rëndësinë e shëndetit oral në shëndetin e përgjithshëm të njeriut.
Gjithashtu u përmendën mënyrat e edukimit për mirëmbajtjen e shëndetit oral si edukimi familjar, shkollor, informimi nëpërmjet leximit etj.
Detajisht në mënyrë praktike u sqarua mënyra e drejt dhe korrekte e mirëmbajtjes së dhëmbëve dhe gojës në përgjithësi. U përmendën edhe pasojat që mund të vijnë në rast të mungesës së higjienës ose gabimeve më të shpeshta që bëhen gjatë pastrimit.
I njejti trajnim u realizua në Info Qendrën e FRI – së në Shkup dhe në nëndegën Karshiakë.
Categories