Sara Smith është një 42-vjeçare britanike, e cila kishte një pamje që e tregonte rreth dhjetë vjet më të moshuar.
Ajo vendosi të konsumonte 3 litra ujë në ditë, për një muaj, dhe fytyra e saj filloi të ndryshonte.
Duke para dy fotot, para dhe pas, duken ndjeshëm efektet e konsumimit të ujit. Sara rrëfen se më parë vajzat e saj i thoshin se ajo dukej si një 100-vjeçare.
Ndërsa tani ajo është shumë më e kënaqur. “Janë zhdukur hijet e errëta rreth syve që më tregonin më të madhe në moshë.
Fytyra ime ishte irrituar, por uji i rigjeneroi qelizat e lëkurës dhe tani ka një pamje më të freskët në lëkurën time“, thotë Sara.
Çdo sistem dhe funksion në trupin tonë është e varur nga uji. Uji heq toksina nga organet, dhe ushqen qelizat. Nëse nuk pimë ujë të gjitha funksionet dobësohen dhe trupi dehidratohet.
Një në pesë gra në botë, konsumon më pak ujë se niveli i rekomanduar.
Rasti Sara duhet të shërbejë si një shembull ndërgjegjësimi për këdo. Para se t’u drejtoheni trajtimeve apo operacioneve plastike, provoni të pini ujin. Sigurisht, uji nuk do të ketë një efekt magjik, por patjetër do dukeni më rinor.
/Start/
previous article
Xhamia me ngjyra të ylberit!
you might also like
1 year ago
2 years ago
2 years ago