Categories
Lajme FRI

Shkupi mund të mbledh 'Jugosllavinë e Re', me kosovarët

Edin Xheko, Mario Mangjukiq, Stevan Jovetiq, Branislav Ivanoviq, Goran Pandev, Samir Handanoviq mund të jenë së bashku në një skuadër, bashkë me yjet e Kosovës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ose edhe Lorik Cana.
Të gjithë këta do të mund t’i shihnim në fanellën e Jugosllavisë së Re, në një ndeshje ekzibicionale, kurse në anën tjetër do të mund të ishin yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, transmeton gazeta Tribuna.
Krejt kjo ide ka lindur nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, e cila dëshiron ta kujtojë me një ndeshje të tillë takimin e 50-vjetëve më parë, kur yjet e ish-Jugosllavisë si Shoshkiq, Samarxhiq, Galiq, Shkoblar, luanin kundër ekipit të Eusebios, Voroninit, etj.
Ky takim, atëbotë ishte zhvilluar për t’i dalë në ndihmë kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, të cilin e kishte përfshirë një tërmet që solli dëme të mëdha.

Exit mobile version