Çfarë të qetëson më shumë se sa uji blu? Shtuar kësaj dhe baticën e qetë, e bën këtë vend të jashtëzakonshëm për të pushuar.
Bëhet fjalë për ishullin Bora Bora, që është një parajsë e vërtetë në Tokë. Bora Bora është pjesë e grupit të ishujve të Polinezisë franceze në Oqeanin Paqësor.
Ishulli është i rrethuar nga një lagunë dhe në qendër ndodhen mbetje të një vullkani të shuar.
Bora Bora është një nga destinacionet kryesore ndërkombëtare turistike. Në këtë ishull ka një popullsi të vazhdueshme mbi 8 mijë banorë.