urkeshë,
U shndërrova në arkeolog duke gjetur fjalë për të ta shfaqur shpirtin e zemrës sime.
U shndërrova në piktor duke vizatuar sytë e tu.
U shndërrova në historian duke shënuar të gjitha kujtimet e mia për ty.
U shndërrova në shndërrimtar e ëndërrimtar duke shndërruar veten në gjithçfarolog, duke ndërruar ditën me natë për të parë ëndrrat e paardhura.
U shndërrova në atë çfarë nuk isha  për të mos mbetur i pashndërruar i keq.
U shndërrova në atë çfarë kisha për të mbetur i shndërruar i mirë.
U shndërrova në shtrat për të pushuar ti në mendjen time. Rri aty!
U shndërrova në jorgan për të të mbuluar me zemrën dhe dashurinë time. Mos ik!
U shndërrova në shumëçka për të të thënë gjithçka dhe prapë mbeta me pak – duhet të kenë qenë shpikur fjalë me horizont më të gjerë. Më është bërë padrejtësi!
U shndërrova unë në vrastar, duke e vrarë veten, për të tharë sytë e tu. Të bëra të qash për të t’i marrë lotët, për t’ua hequr njelmtësinë dhe kështu për t’i shndërruar sytë e tu në burim jetëdhënës…
U shndërrova së fundmi në poet, duke shtrydhur fjalë prej lotëve të së nesërmes, për ta bërë sot kujtimin tonë vdekjemarrës…
Arsim Jonuzi