Pamje interesante vijnë nga një ndeshje e kategorisë së tretë të futbollit spanjol. Në duelin ndëmjet ekipit B të Valencias dhe skuadrës së L’Hospitalet, vendasit shpëtuan në mënyrë të çuditshme pranimin e një goli.
Mbrojtësi 22 vjeçar i Valencias, Tano Bonin, në mënyrë të mrekullueshme me gërshërë largoi topin nga porta vendase, kur sfera ishte duke hyrë në këndin e epërm të kuadrantit.
Bonin vërtet u gjend mirë në këtë situata, ndërsa përveç akrobacionit, meriton lëvdata edhe për rënien në tokë me amortizim maksimal. Interesant është fakti se ‘fama’ e Boninit nuk zgjati shumë, pasi në vazhdim të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq.
EDITOR
12 years ago
previous article
Standardi HALLALL (Video)
next article