Për të katërtin vit me radhë Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me “Kallirin e Mirësisë” dhe marketin “Ramstor” është duke organizuar “Shportën e Ramazanit” në Tetovë. Këtë vit ky aktivitet është pozicionuarë në dy lokacione edhe atë tek marketi në afërsi të Shkollës së Mjekësisë dhe te marketi në qendër.
Amet Imeri nga FRI thotë se ky aktivitete ka përqëlim që të ndihmoj familjet skamnore jetimet në të gjithë teritiorin e Tetovës dhe në vende tjera. Ne do të jemi këtu për të mbledhurë të gjitha këta shporta që do blihen nga qytetarët dhe më pas do i shpërndajmë. Një shportë kushton 300 denarë dhe përmban ushqimet kryesorë për një familje.
Edhe në Kumanovë “Shporta e Ramazanit” këtë vit po bashkorganizohet nga Forumir Rinor Islam – Dega dhe shoqata edukative “Vllaznia”. Vperimtaria po realizohet te “Musli Market” dhe “Selman Turizëm”, ku çdo kush mund të dhurojë një shumë të paktën prej 300 denarësh – sa kushton një shportë. Shportat përmbajnë artikuj themelorë për familje dhe të njëjtat periodikisht përgjatë muajit ramazan do t’u dhurohen familjeve skamnore.
Vitin e kaluar u arit të tubohen mbi 4000 pako “Shporta të Ramazanit” që synohet të arihet edhe këtë vit.
Shporta e Ramazanit do të vazhdoj për gjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam