Shteti i mjerimit kosovare po vazhdon ende, pa shkëndijën e shumëpërfolur para e gjatë fushatës zgjedhore për jetë më të mirë. Pranvera ishte një shpresë dhënie për shumë qytetarë të Kosovës, se do të hapen 100 mijë vende pune, liberalizim të vizave, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale etj… për të cilën asnjëherë nuk u fol pas zgjedhjeve.
Përfundimi i zgjedhjeve, ishte përfundim pa zgjidhje, e vazhdon të jetë i tillë deri në ndarjen e përqindjes së shtetit se kush çka jep e çka merr për pushtetarët milionerë. Shumë nga partitë politike nuk e kanë dertin e qytetarit, por partitë politike janë borxhlinj të mëdhenj të kompanive që përfitojnë  tenderë milionëshe nga shteti, e këta të fundit investuan shumë në këto parti, andaj nuk është e lehte që të pranohet humbja me kaq shumë investim..!
Që nga kjo kohë (procesi zgjedhor), disa nga masmediat kosovare po servojn vetëm për “Varfrin e politikaneve milioner”, po informojnë se disa parti politike keq i kanë punët, jo pse nuk arrijnë me mbajt premtimin ndaj qytetarit e as për mirëqenien ekonomike e sociale, por s’arrijnë me mbajt premtimin për tenderët ndaj kompanive, e kështu duke harruar mjerimin e qytetarëve të Kosovës.
Vite me radhë, kosovaret janë mashtruar me formën e sistemit informativ të problemeve politike, ekonomike, sociale, etj, duke aluduar diçka tjetër, gjithnjë nëpërmes metodave të sofistikuar të përdorimit, duke u përshtatur me periudhat dhe situatat të cilat kanë qen të nevojshme për shpëlarje të trurit, mos informim të drejt e madje edhe pjesë e “konspiracion-it” të shërbimeve, gjithë kjo mbi supet e një populli që është kapluar nga mjerimi e varfëria.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, jemi dëshmitarë se kurrë më shumë nuk është folur për demokracinë, lirit njerëzore, lirin e shprehjes, veprimit e tej, derisa asnjëherë më tepër nuk kemi pasur liri më të madhe për: kriminalitetin politik të jakës së bardh, krimit ekonomik, korrupsionin, vrasje enigmatik etj. E në anën tjetër disa organe të drejtësisë“parashutistë” deklaronin me gjoja arrestim të peshqve të mëdhenj për të cilët asnjëherë nuk u kuptua për çka e patën fjalën…!
Shteti pa pushtet me politikanet milioner, vazhdon të lundroj mbi supet e taksapaguesve kosovare, mbi mjerimin varfrin e tyre, që shumë nga qytetaret për festat e tyre nuk munde ti plotësonin sofrën familjes. Shteti pa pushtet po vazhdon përkundër papunësisë mbi 35% (statistikave zyrtare të agjencisë së statistikave të Kosovës). Shteti pa pushtet me politikanet milioner, po vazhdon përkundër 500 mijë qytetareve (Kryefamiljar) që janë mbytur në kredi me kamata ekstreme nga 15-20% kamat.
Gara për pushtet vazhdon të jetë e madhe, përkundër asaj se nuk kërkohet as shkolla fillore për te udhëhequr me shtetin. Akademia kosovare flenë e jeton sa për paga të shtetit, e “analfabetët” udhëheqin me shtetin. Nuk po gjej shprehje tjetër përveç “Analfabetit”, sepse 4 muaj nuk arritën te gjejnë një zgjidhje për shtetin. Sikur të ishin intelektual e Akademik, jam i bindur se do të dilnin nga ky qorrsokak, e jo të presim zarfe me post ndërkombëtare.