Edhe pesimistët më të mëdhenj të Pranverës arabe nuk e kishin pritur një përfundim të këtillë, aq të shpejtë dhe zhgënjyes të asaj që në fund të vitit 2010 u quajt revolucion i parë arab, që jepte shpresë për një të ardhme më të mirë të të gjitha vendeve arabe, sepse në fillim dukej se procesi i ndryshimit do t’i përfshinte të gjitha vendet një pas një.
Mirëpo, si duket shumë shpejt gjërat morën kahjen e kundërt. Kjo u bë për shkak të gabimeve që bënë udhëheqësit e këtyre revolucioneve në një anë, si dhe për shkak të kundërshtimeve të shumta që hasën projektet pro islamike nga forcat e shumta laike si dhe nga forcat ushtarake, siç ishte rasti i Egjiptit.
Kështu, nëse i bëjmë një vështrim vendeve të Pranverës arabe do të shohim jo vetëm një destabilitet, por edhe mundësinë e dështimit të plotë të një projekti aq ambicioz, për të cilin në fillim shumica e popullatës e shikoi me simpati një hap të tillë. Kështu që Pranvera arabe mund të kthehet në një Vjeshtë të vërtetë, e cila mund t’i çojë vendet e rajonit në një kaos të vërtetë politik dhe të sigurisë.
Po fillojmë me Tunizinë, djepin e Pranverës arabe, ku bisedimet katërpalëshe për pajtimin kombëtar dështuan pasi që forcat politike nuk patën sukses të merren vesh lidhur me emërimin e kryeministrit të ri të vendit.
Në kohën kur opozita përkrahu propozimin e politikanit veteran, Muhamed Nasir, si dhe ish-ministrin e mbrojtjes, Abdul Kerim Ez-zubejdi, në ndërkohë që Lëvizja Islame “Nahda” si dhe aleati i saj në qeverisje Partia për veprim demokratik mbështetën liderin e njohur politik Ahmed El—Misteri.
Në Siri, si duket gjasat janë minimale që të fillojnë bisedimet e Gjenevës 2 në mes regjimit të Asadit dhe opozitës siriane, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe Rusisë. Këtë më së miri e ilustron deklarata e ministrit sirian të informimit, Amran Ez-zabi, i cili ditë në pare për mediat siriane kishte pohuar: “Presidenti Beshar nuk do të shkojë në Gjenevë 2 për ta dorëzuar pushtetin”.
Për të shtuar se “Beshari do të mbetet president i Sirisë dhe kushdo që vjen me tjetër mendim, ne i themi të mos vijë fare që të mos jetë objekt tallje nga të pranishmit. Si përgjigje në këtë, Ahmed Xherba, kryetar i Opozitës së bashkuar siriane refuzoi të bisedojë për çfarëdo zgjidhje para se të tërhiqet Asadi nga pushteti.
Libia, e cila pak ditë më parë festoi dyvjetorin e vrasjes së diktatorit Muamer El-Gadafit, nuk ka qetësi në vend. Kryeqyteti Tripoli dhe Bengazi, vendi ku nisi revolucioni i Libisë. Ditëve të fundit sipas lajmeve që vijnë nga Libia thuhet se janë të fuqishme përleshjet e armatosura në mes forcave rebele dhe forcave të rendit, të cilat kanë në dispozicion armatim modern që ka mbetur prej kohës kur në Libi ishte në pushtet ish-prijësi Gadafi.
Qyteti i Bengazit pak ditë më parë përjetoi protesta të mëdha kundër një serie atentatesh, si dhe për shkak të gjendjes së sigurisë në qytet, ku u kërkua dorëheqja e qeverisë së kryeministrit, Ali Zejdanit si dhe parlamentit të vendit. Kurse sipas lajmeve të fundit mbrëmë një numër i konsideruar i të armatosurve nga qyteti Misrata kanë hyrë në Tripoli, gjatë përleshjeve janë vrarë 3 veta dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Në Jemen ku gjendja është tejet kritike në mes fiseve Huthijinve, të cilët i përkasin shiave dhe selefijve ku thuhet se armëpushimi që sapo hyri në fuqi ishte prishur vetëm pak orë pas shpalljes së tij, në momentin kur Gjysmëhëna e Kuqe kishte filluar tërheqjen e të plagosurve nga vendi i përleshjes.
Ndërkohë që Egjipti, vendi më i madh arab mbetet pothuaj i paralizuar deri në këtë kohë.
Në një anë kemi vendosmërinë e gjeneralit, Abdul Fetah Es-sisi, i cili nuk do të bëjë far kompromisi, kurse në anën tjetër kemi “Vëllazërinë Myslimane” të cilët thirren në legjitimitetin e fituar me anë të zgjedhjeve të lira, por që e humbën me puçin ushtarak që u bë kundër tyre.
Çështja si duket arriti deri në atë masë sa Uashingtoni vendosi të qëndrojë në anën e legjitimitetit të “Vëllazërisë Myslimane” , duke ua ndërprerë ndihmën ushtarake prej 1.3 (një miliardë e treqind milionë) dollarësh që SHBA-të ua jepnin për çdo vit Egjiptit në bazë të Marrëveshjes së Kemp Davidit të vitit 1979.
Por, si duket kokëfortësia e gjeneralit egjiptian ishte aq e madhe sa që ai vendosi t’ia hapë dyert Rusisë për t’u rikthyer në Egjipt. Sot, e përditshmja e afërt me qarqet qeveritare të Kajros “Al-Ahram” shkruan se brenda dy ditësh në Kajro pritet të vijnë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, si dhe ai i mbrojtjes, Sergej Sojgoj, të cilët do ta përgatisin vizitën e Vlladimir Putinit në Kajro, e cila është vizita e parë e një lideri rus që po i bën Egjiptit pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik.
EDITOR
11 years ago
previous article
Forma laiciteti dhe hibridi shqiptar
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago