Në kohët e fundit në Kosovë dhe rajon dukshëm po ka tentime në mënyra të ndryshme që të eleminohet Feja nga shoqëria.
Këta duke mos ditur rëndësinë dhe rolin e fesë për shoqëritë mundohen t’a ‘zhveshin’ Kosovën nga identiteti i saj vetëm e vetëm për interesa personale.
Dhe kjo lojë për fat të keq është shumë prezente në Kosovën tonë ku jemi 96% musliman.
Në rregull këta kanë interesa materiale,por unë dua t’iu drejtohem udhëheqësve tanë,të cilët janë kompetent për zgjidhjen e problemeve tona :
-A mund dikush të më tregojë se nësë jo feja të jetë baza(themeli) i shoqërisë,kush tjetër?
Prejardhja e moralit të mirë,athdhedashurisë,krijimit të familjes,punës së ndershëm,barazisë ndërnjerëzore, marëdhënjet me njerëzit,rrespekti ndaj të moshuarve,mëshira ndaj të vegjëlve…
edhe shumë faktorë të rëndësishme jetësore e cila formohet një shoqëri e shëndoshë, e ka bazën dhe prejardhjen në Fe.
Kuptimi sociologjik i fesë
Feja dhe forcimi i unitetit shoqëror Feja ndikon në forcimin e unitetit të anëtarëve të shoqërisë nëpërmjet predikimit dhe kontrollit të zbatimit të vlerave dhe normave të njëjta. Në shoqëritë e thjeshta primitive, totemi ishte një simbol i dukshëm i një uniteti të tillë. Ashtu siç thotë sociologu turk Jëllmaz Ozakpënar, ″sistemi i besimit dhe moralit paraqesin shpirtin lindës të qytetërimit� shtylla qëndrore e qytetërimit është sistemi i besimit dhe moralit, kurse shtyllat mbështetëse janë organizimi politik dhe struktura ekonomike. Krijimi dhe rënia e qytetërimeve ndodh paralel me këto themele″ Fetë, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, kanë ushtruar gjithnjë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimeve historike, shoqërore, ekonomike, politike kulturore etj.
Feja është faktori më i madh që i nxit njerëzit në ndihmë reciproke e në bashkëjetesë, është faktori më i madh i cili në shoqëri e siguron dhe mbjell moralin e bukur dhe drejtësinë sociale.
Kuptimi filozofik
Nga e gjithë ideologjitë dhe filozofitë, gjatë gjithë historisë së njerëzimit ‘Feja’ është më e fuqishmja dhe e paluhatshmja për shoqërinë.Feja është që ia ofron njerëzve Jetë në plotëkuptimin e fjalës,e cila diapazoni i saj shtrihet edhe pas vdekjes.Prandaj,feja është shërim i vetëm për vdekjen.Dhe derisa vdekja është e vërteta e vetme absolute edhe feja do të vazhdojë të jetë e pazëvendësueshmja e shoqërive.
Pra,nuk mund të imagjinohet eleminimi i fesë nga shoqëria edhe nëse kjo do të provohet dhe sulmohet,nuk do te ketë sukses. Arsyeja se pse nuk do të ketë sukses është shumë e thjeshtë; Ata të cilët do të sulmojnë fenë, asnjëherë nuk do të kenë alternativë më të mirë sesa feja.
Prandaj mundi dhe angazhimi i eleminimit të fesë nuk është e mundshme teorikisht. Ashtu siq e përmend Allahu i lartësuar në Kur’an: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.”
Dhe një tjetër argument që nuk do të mund të eleminohet feja nga njeriu në veqanti dhe nga shoqeria në përgjithësi është: Natyrshmëria e pastër e njeriut të krijuar nga Allahu (Xh.Xh.)
Ashtu siq na përmend Krijuesi absolut në Kuran;Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.(Rum,30)
Feja në shoqëritë moderne
Njeriu bashkohor sot jeton në epokën e robotikës dhe internetit,e mos të flasim për fluturimet kozmike me përmasa të gjera hapësinore. Epoka në të cilën jetojmë shquhet me specifikat që nuk mund të përkufizohen e as të numërohen. Të njejtat njeriu mund t’i përdorë për të ndërtuar por edhe për të rrënuar.Është e vërtetë se të arriturat shkencore e teknologjike në përqindje shumë më të madhe janë në duart e papstërta.Mund të thuhet se shpeshherë këto projekte të ndryshme vihen në përdorim johuman. Pra ato gjenden nën kontrollin e atyre që nuk thirren në vlera dhe parime morale.
Mu këtu ndërhyn feja. Kur të vije në rrezik qenia njerëzore… Feja duke e përkrahur të gjitha zhvillimet shkencore,teknike dhe teknologjike, njekohësisht nuk e harron kurrë faktorin ‘Njeri’.Pra gjithmon e favorizon Njeriun mbi të gjitha.
Jeta e njeriut të sotëm (perëndimor) pothuajse tërësisht është e mekanizuar, në të vërtetë qëndron larg përmbajtjeve shpirtërore dhe ngrohtësisë së vërtetë jetësore. Duke i′u falënderuar përparimit material, perëndimori modern arriti që t′i tejkalojë problemet e ndryshme jetësore. Mirëpo, problemi shoqëror që u paraqit si rezultat i qytetërimit modern, pengon që ai të dijë më shumë për qënjen e tij, edhe atë duke i′a eliminuar kujtesën për vlerat e tij morale. Ç′rregullimet e ndryshme që janë karakteristikë e qytetërimit të sotëm perëndimor qartë shihen. Zbulimet e ndryshme shkencore që kanë qëllim të lehtësimit të jetës dhe përparimit të qytetërimit, aspak nuk ndikuan në zvogëlimin e këtyre ç′rregullimeve. Ato nuk i sollën shoqërisë ndonjë fat, e as që i larguan problemet e saj dhe ç′rregullimet tjera sociale. Krahas nevojave fizike, njeriu ka edhe ëndje morale dhe shpirtërore. Ashtu siç ndien nevojë për kënaqësitë fizike, ai poashtu ka nevojë edhe për qetësi shpirtërore, pra jashtë botës materiale.
Mungesa e baraspeshës ndërmjet shkencës dhe teknologjisë në një anë dhe vlerave religjioze ose humane nga ana tjetër, solli deri në një sistem pothuajse kaotik në raportet ndërnjerëzore.
Feja në çdo pore të jetës
Ashtu sikur për udhëheqësit e vendit,po ashtu edhe për shtresën më të ulët se ata -feja ka zgjidhje për të gjitha klasat njerëzore,pra është gjithëpërfshirëse.
Pasiqë në fe cdo punë që bëhet është e mbështetur në moral të mirë,kjo do të thot që në cdo pore të jetës njeriu fetar do të bëjë atë punë me dinjitet dhe me përkryerje aq sa mundet.
Si mund t’a eleminojmë një vlerë të tillë nga shoqëria?, për fat të keq po e them por,këtë mund ta bëjë vetëm një armik i Kosovës dhe Muslimanëve.
Edhe njeriu jo fetar të gjitha punët e mira që i bën është i pavetëdishëm se prejardhja e asaj pune të mirë është nga feja.
-Profeti a.s na mëson që të japim lëmoshë jo vetëm me pasuri, por edhe me moral. Thotë Profeti a.s në një hadith:” gjëra që pengojnë njerëzit në rrugë është lëmoshë, të ndihmosh një njeri që nuk shikon është lëmoshë. Kurse lëmosha më e madhe është kafshata që e vendos në gojën e gruas tënde.” Shikoni sesi ndryshon botëkuptimi i lëmoshës në fenë tonë, nga lëmoshë me para kthehet në lëmoshë morali.
Feja luan rol të rëndësishëm edhe në arsimim,ku baza e arsimimit është edukimi,kurse baza e edukimit është feja.
Respektimi i prindërve,krijmi i familjes,edukimi i fëmijëve,sjellja me njerëzit,puna korrekt,dashuri bashkëshortore,ruajtja e llojit njerëzor,ruajtja e pasurisë,ruajtja e nderrit,… Pra feja përgjigjet cka do që bën ti gjatë tërë ditës,kurse të eleminosh fejen do të thot t’a humbasësh busullën që të ka dhënë Krijuesi i gjithckaje Allahu i madhërishëm.
E lus Allahun që të vetëdisohemi sa më shpejt dhe të mos jemi kundër natyrshmërisë tonë,të mos jemi kundër vetvetes tonë ,por të jemi kundër ndaj cdo të keqe me thirje të butë dhe fjalë të mira,ngase Islami na mëson kështu dhe na urdhëron në punë të mira.
Allahu thot në Kur’an: “… Ai i urdhëron ata në atë që është e mirë dhe ua ndalon atë që është e keqe. Dhe Ai ua lejon atyre atë e cila është e pastër dhe e mirë,ndërsa ua ndalon atë e cila është e papastër dhe e urryer. (Araf,157) “