A keni menduar ndonjëherë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është në dorën tuaj?
Ushqimet dhe lëngjet e konsumuara nxisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe konsumoni ushqimet e mëposhtme, do të minimizoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar rrezikun e infarktit:
Ilaçi më i fortë: Ashtu siç është shkruar dhe thënë në shumë studime, ushqyerja e bazuar në produktet bimore dhe minimizimi i konsumit të produkteve shtazore pakëson mesataren e shfaqjes së infarkteve. Të konsumoni mishin me masë dhe më shumë zarzavate.
Konsumoni zarzavate: Dy nga studimet më të mira kanë treguar sesi ndikon ushqyerja dhe stili i jetesës në sëmundjet kronike. Personat të cilët konsumojë 8 ose më shumë porcione me zarzavate në ditë rrezikohen më pak nga infarkti se ata që nuk i konsumojnë. Për këtë arsye duhet të konsumoni të paktën 5 porcione me fruta dhe zarzavate në ditë.
Tre filxhanë çaj në ditë: Nuk ka rëndësi çaj jeshil apo i zi, të gjitha llojet e çajit  ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, ekuilibrojnë sheqerin dhe përmirësojnë infeksionet.
Konsumoni mish të freskët: Heqja dorë nga produktet e mishit do të ishte një ndryshim rrënjësor, por i vështirë. Të paktën qëndroni larg nga produktet e përpunuara si sallami, salçiçet apo suxhuku. Studiues nga universiteti i Harvardit pohojnë se konsumimi i 50 gram produkte të përpunuara mishi në javë rrit me 42% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj, mundohuni të konsumoni mish të freskët pa hormone, antibiotikë apo lëndë të tjera shtesë. E rëndësishme është që mishi i kafshës që konsumoni të jetë mish i një kafshe të është ushqyer në lëndina.
Peshku është i rëndësishëm: Peshq si sardelet, salmoni apo levreku janë miq të zemrës, sepse janë të pasur me acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore minimizojnë infeksionin, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe nivelin e triglicerideve. Krahas kësaj, në këta lloj peshqish ka më pak toksina.
Hani herët darkën: Trupi juaj ka nevojë të pushojë pak për të riparuar funksionet e tij metabolike. Për këtë arsye, nëse para se të flini do të konsumoni ndonjë gjë, kjo do të ndikojë në rritjen e sheqerit në gjak, yndyrave dhe plakjen e qelizave. Mos hyni në kuzhinë në darkë vonë, ora më ideale e ngrënies së darkës është ora 19:00.
Lëvizni, mos qëndroni pasivë: Njerëzit të cilët kalojnë më shumë kohë ulur rrezikohen shumë më tepër nga sëmundjet e zemrës sesa ata që kanë një jetë aktive. Më mire ecni pak për të shkuar në vendin e dëshiruar, sesa të përdorni makinën apo autobusin. Më mirë do ishte të ngjiteni nga shkallët nëse nuk banoni në një kat të lartë.
Hapni dritaret: Ajri brenda shtëpisë suaj mund të jetë ndotur më shumë se ajri i ndotur i qytetit. Aromat e gjellëve, kimikatet, deodorantët e të tjera mund të ndotin shtëpinë tuaj. Megjithëse mund të duken gjëra të vogla, kur bashkohen të gjitha mund të  nxisin fortësim të enëve të gjakut apo rritje të presionit të tij. Për këtë arsye, mos harroni të ajrosni shtëpinë dhe hapni dritaret sa më shpesh.
Hidhini tasat plastikë: Kimikate si fitalati dhe BPA-ja, që gjenden brenda plastikës, mund t’i kalojnë ushqimeve. Kur këto kimikate hyjnë në trup mund të prishin sistemin hormonal. Nga studimet e bëra është vënë re se niveli i BPA-së lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye ushqimet tuaja ruajini në tasa qelqi, qeramike apo çeliku. /Start/