Categories
Lajme Lajme FRI Ligjërata fetare

“SIGURONI KIBLËN E JETËS”

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e radhës në kuadër të ciklit të ligjëratave dyjavore,
me temën “Siguroni kiblën e jetës” e cila u trajtua nga hoxhë Zija Ismaili.

Ligjërata filloi me recitimin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga hafizi Uvejs Murtezi.
Drejtësia, besimi, dashuria, mbështetja, puna në atë që besojmë, ishin pikat kryesore
që na përcolli hoxha i ndreuar për të qenë prej njerëzve me besim të pjekur dhe për ta ndërtuar kiblen e jetës sonë!

Nuk mjafton vetëm drejtimi i trupit tonë (kah kibla) e cila rregullon namazin,
por nevojitet edhe drejtimi i mendjes sonë (kah kibla), e cila na e rregullon jetën!

 

Pjesa e fundit u përmbyll me pyetjen:
Jeta ime është kible për botën, apo bota e ka asgjësuar jetën time?

 

 

Shkup, 23 tetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version