Debati për shaminë dhe shtetin laik të Kosovës arriti madje edhe deri te presidentja e Kosovës. Përfshiu edhe majën e shtetit. Debati për shaminë është ndër debatët më të nxehta jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën e edhe më gjerë. Në njëfarë mënyrë është bërë problem global dhe pikërisht ky glabalizim i shamisë i jep vlera të paçmuara atyre vajzave dhe nënave muslimane që e mbartin atë. Duhet të jemi mirënjohës ndaj presidentës së Kosovës, e cila e ngriti vlerën e shamisë deri në nivelet më të larta shtetërore duke e aktualizuar atë dhe duke i goditur edhe njëherë muslimanët për t’i zgjuar nga letargjia dhe indiferentizmi ku kanë rënë. Popujt të cilët janë në gjumë dhe letargji duhet goditur fortë për t’i zgjuar nga gjumi dhe paralajmëruar për zjarrin që po uafrohet. Kam shpresën se ajo duke goditur në mënyrë të prerë arsimin e vajzave që mbi kokat e tyre mbartin shami, njëkohësisht të ketë goditur edhe kokat e djemeve dhe burrave muslimanë, imamët, xhematët dhe komunitetin musliman të Kosovës. Duke dëgjuar një reagim të një imami lidhur me deklaratat e presidentës për shaminë më bënë përshtypje disa refleksione, të cilat për mendim tim pasqyrojnë realitetin dhe mentalietin e një pjesë të konsiderueshme të muslimanëve në Kosovë qofshin ata nga popullata e thjeshtë apo “elita” fetare. Pyetjet e tilla si “përse ata nuk na njohin vlerën dhe peshën”, përse na diskriminojnë në baza fetare, na shtypin, i cenojnë të drejata e garve tonë, na trajtojnë në këtë mënyrë sikur të ishimn pakicë e jo shumicë, ne jemi mbi 90% etj. etj., për mendimin tim janë një reflektim dhe tregues i qartë i asaj çfarë po ndodh jo kohët, por edhe vitet dhe dekadat e fundit në Kosovë dhe te shqiptarët në përgjithësi. Qasje e gabueshme ndaj sfidave dhe realitetit. Ne, si muslimanë, shpesh, për shkak të subjektivitetit, jemi të prirë që për mossukseset tona ose disavantazhet tjera të fajsojmë faktorët e jashtëm (të tjerët), duke ikur sa më shumë është e mundur nga ballafaqimi me mangësitë tona personale. Duke dashur ta mbrojmë me çdo kusht paraqitjen pozitive që e kemi për veten, zhvillojmë një spektër të tërë mekanizmash për t’iu shmangur vetëkrikës së thellë dhe ballafaqimit me boshlleqet në personalitein tonë dhe në komunitetin tonë. Kjo qasje quhet qasje nga jashtë brenda (ouseide-in) dhe manifestohet në të kërkuarit e alibive në faktoret e jashtëm për vëndumrimin tonë .
Qasja tjetër ndaj sfidave jetësore është qasja nga brenda jashtë (inside-out) dhe nënkupton formimin maksimal të vetes dhe ndërrimin e personalietit vetanak. Fuqia e kësaj qasjeje qëndron në bindjen që njeriut askush nuk mund t’i bëjë dhunë, përveç nëse ai/ajo e lejon vetë atë. Nga ana tjetër, nuk mundet askush ta trupërojë njeriun dhe t’i shakktojë dëm aq sa mund ai t’i bëjë vetes së tij. Prandaj, vëllëzër të dashur, të dobëtin askush nuk e respekton, për të dobëtin askush nuk ka mëshirë. I dobëti as te Zoti nuk është i preferuar. Të dobëtit nuk i duhet mëshira, a ka nevojë për fuqi.Të drejata e njeriut nuk janë donacione që u jepen njerëzve si dhuratë. Ato duhet të fitohen me dije dhe punë, me angazhim dhe vetëmohim duke vepruar vazhdimisht në mënyrë proaktive për realizimin e tyre. Nuk mund t’na respektojnë të tjerët përderisa ne nuk resepektojmë veten tonë. Nuk mund ta njohin vlerën dhe peshën tonë të tjerët nëse në si imamë dhe si komunitet muslimanë nuk jemi të vetëdijshëm për vlerën, peshën, fuqinë dhe potencialin që na i ka dhën Zot i madhërishëm. Është po ai i njëjti potencial që Zoti i i lartësuar ua dha gjeneratave të para të muslimanëve. Mirëpo, gjeneratat e para të muslimanëve dallojnë nga të sotmet sipas asaj që individët e tyre kanë qenë njerëz të mëdhenjë (sipas potencialit, ambicieve dhe interesimit), të cilët erdhen që ta bëjnë të lumtur këtë planet të vogël, ndërsa muslimanët e sotëm janë njerëz të vegjël (sipas dëshirave, interesave meskine dhe frikave), të cilët kanë ardhur të kërkojnë lumturi në këtë planet të madh. Përqasja e fundit është një shembull i dhunës moderne që e bën njeriu ndaj vetvetes, meqë me vetëdëshirë nëvlerëson potencialin e intelektit dhe shpirtit të tij të dhënë nga Zoti duke e pranuar pozitën e mjerueshme të të nështruarit. Vetëm personat me qëndrim mendor proaktivë – të cilët tmerrohen të jetojnë sipas parimit të topave reaktiv të biliardos që përcaktohen dhe formohen nga ngjarjet aktive mondane – e plotësojnë përkufizimin e personaliteteve të fuqishme dhe e justifikojnë banimin e tyre në këto hapësira.
Tash e kanë radhën imamët që në hutbet dhe ligjëratat e ditës së xhuma, të vetëdijësojnë xhematin e tyre për realitetin e kësaj kohe dhe për goditjet që po i bëhen të drejatve fetare e njerëzore ndaj popullatës kosovare, të proviniencës islame.. Tash e kanë rastin imamët që në zgjedhjet lokale të dëshmojnë veten duke vetëdijësuar dhe sensibilizuar në radhë të parë veten e pastaj edhe xhematet e tyre dhe që të gjithë së bashku të qëndrojnë fuqishëm në nivelin e detyrës. E detyra e të gjithëve bashkërisht është që të mos sillemi indiferentë dhe me neglizhencë ndaj politikës dhe proceseve politike. Deviza e B. Islame se imamët nuk duhet të merern me politik është e qëlluar, por është gabim të ndalohen imamët të bëjnë politikën e tyre si brenda B. Islame po ashtu edhe në raport me shoqërinë dhe shtetin. Nga ana tjetër, nëse pohon se imamet duhet të merren me politikë, përsëri nuk është gabim, sepse të merersh dhe të angazhohën me/në politikë do të thotë të merrësh me atë që e përmirëson gjendjen ekzistuese. Ndrësa, nga ana tjetër, nëse ti nuk merresh me politikë, ajo do të merret me ty. Ajo do të menaxhojë jeten tënde, standardin jetësor, të drejat dhe liritë tuaja! Këtu është me rëndësi të citojmë dy hadithe të Profetit (s) në të cilët thuhet se nuk është musliman ai që nuk interesohet dhe nuk angazhohet për problemet e bashkësisë së tij dhe që më i miri musliman është ai që është më i dobishëm për shoqërinë. Janë imamët pro përmirësimit të gjendjes ekzsituese të muslimanëve apo nuk janë?! Situata në të cilën jetojmë, problemet e grumbulluara, shkelja e të dretjatve dhe lirive të besimtarëve muslimanë, sulmet e vazhdueshme mbi idnetitetin tonë fetar si dhe situata e vështirë në përgjithësi, flet më së miri se ne duhet të ndryshojmë qasjën tonë ndaj politikës dhe partive politike. Është fakt i pakontestueshëm se muslimanët në këtë shtet, ndonëse jemi në shek. 21, akoma nuk mirëkuptohen dhe nuk akceptohen në mënyrë të drejtë. Atyre nuk u mundësohet t’i gëzojnë frytet e lirisë, barazisë dhe demokracisë si të gjithë të tjerët, por ata shikohen si element i huaj, si rrezik potencial, kështu që mbi këto baza sillen vëndime kundër tyre, të cilat në vend se t’i avancojnë ua nxijnë dhe u vështirësojnë jetën e tyre.
Imamet dhe xhemati kosovarë duhet të jenë të udhëzuar në realitetin e ri që po krijohet në Kosovë dhe në botë dhe në rrjedhat e ngjarjeve përreth tyre, sepse pasiviteti, indiferentizmi dhe mosinteresimi nuk janë rruga e vërtetë e besimtarit. Vetëm ata që janë ambiciozë mund ta ndryshojnë botën, e ndryshimi është më së i nevojshëm, i domosdoshëm nëse dëshirojmë një të ardhme më të mirë. Ky ndryshim është i patjetërsueshëm në tre rrafshe: në sistemin e korruptuar politik (ariu), në sistemin e padrejtë ekonomik (ujku) dhe në bashkësitë poltronike fetare (dhelpra). Ky shtrëngim i trefishtë i personifikuar në sitemet e lartëpërmendura, me sukses e mban në frikë të shtresëzuar dhe në ngërç individin e frikësuar (lepurin) që është fshehur në thellësitë e vrimës së lepurit duke britur për ndihmë në procesin e patjetrsueshëm të daljs nga errësira e vetmisë dhe frikës për t’u transformuar në një zog të lirë i cili do të shkëputet dhe largohet përtej zingjirit ushqyes të sistemeve ekzistuese.
Poltika është së tepërmi e rëndësishme që t’ua lëmë në dorë individëve të papargjegjshëm dhe të pavetdijshëm, si A. Jahjaga e shumë të tjerë, të cilët çështjen më të rëndishmë në jetë e kanë interesin e tyre personal, për të cilin janë të gatshëm të bëjën gjithfarë kompromisësh, duke përfshirë edhe ato që shkojnë në dem jo vetëm të një pjesë por të të gjithë popullit. Nuk mund t’ju lihet politika atyre, mbi bazën e të cilëve njërëzit e ndershëm kanë sjell një përfundim që “poltika është gënjeshtra më e madhe” duke u distancuar prej saj, sepse angazhimi dhe pjesëmarrja në politik është e vetmja mënyrë që të ndikohet në sjelljen e vëndimeve me rëndësi jetësore. Një thënië popullore thoët: “Në qoftë se të ndershmit dhe të mirët nuk verpojnë, të këqinjtë do të lulzojnë.
Vizatojeni në formë diagrami linjën tuaj jetësore deri më sot dhe shikojeni për çfarë misioni po ju pergatit All-llahu (xh. sh). A kemi lindur që të hiqemi zvarrë në margjinat e historise qe të hamë mbeturinat e djathit në vrimat e tij, të shplajmë pluhurin nga këmbët e atyre që sjellin ligje kundër nesh dhe që shkelin pa rezistencë mbi ne, mbi të drejatat tona, apo jemi këtu si irritues të shëndetshëm në brendësinë e një gëzhojë (shoqerie) të caktuar. Një pjesë madhe e muslimanëve (por edhe një pjesë e konsiderueshme e imamëve, shoqatave dhe bashkësive) jane të bindur se gëzhojat janë ambienti i tyre i paracaktuar i të jetuarit dhe që mbështjellja në gëzhojë është e vetmja mënyrë për ta ruajtur pastërtinë e besimit (fesë) së tyre, duke ua lënë një hapësirë kolosale për veprim njerëzve të ideologjive tjera. Qëndrimi i muslimanëve ndaj vetes së tyre dhe të tjerëve në historinë më të re në mënyrë të mrekullueshme është përshkruar me një aforizëm elokuent satirik të autorit boshnjak Ramiz Letiq. Ai aforizëm thotë: ” O mu’min, rri pupas (galiç) – është nevoja madhe” – e kjo pasqyron reagimin më të shpeshtë të individëve dhe kolektivëve muslimane karshi sfidave të jetës, e kjo është strategjia e popullit të Nuhit e futjës së kokës në rërë.
Prandaj, prej neve muslimanëve kërkohet dhe na vihet si obligim ta ruajmë krenarinë dhe dinjitetin tonë fetar e kombëtar e të mos lejojmë që të na rrezikohen ato. Si muslimanë duhet sa më parë të çlirohemi nga shpirti apologjetik në raport me fenë tonë. Muslimani duhet të jetojë kokëlartë dhe krenar pse është i tillë. Ne asnjëherë nuk duhet t’i lejojmë vetes nënçmimin, poshtërimin dhe përulësinë, sepse Pejgamberi a.s ka thënë:
“Kush pajtohet vullnetarisht me poshtërimin, ai nuk bën pjesë në radhët tona.”
All-llahu i lartësuar e nderoi dhe e lartësoi ummetin mysliman duke i dhënë begatinë më të madhe të pazëvendësueshme Islamin. Islamin Ai e bëri udhëzim dhe rrugë të drejtë. H. Omeri pati thënë: “All-llahu na ngriti dhe na lartësoi me islamin, kush dëshiron të lartësohet me diçka tjetër, All-llahu do ta poshtërojë.”
Nuk kemi të drejtë në mjerimin tonë të sotëm të mburremi me lavdinë tonë të shkuar. Por, na duhet patjetër të kuptojmë që indiferentizmi, neglizhenca e jonë e muslimanëve e jo mangësia e mësimit islam, ka shkaktuar mjerimin tonë të tanishëm.
Prandaj, të dashur vëllezër, tanimë është koha që ne musliamnët të vëmë në vend dinjitetin tonë kulturor dhe fetar, që të mos jemi objekt për shfrytëzim, por subjekt krijues. Çdo njeri aktiv deri në fund të jetës është “under construction” dhe në qoftë se dëshiron të shndërrohet në një godinë luksoze intelektualo-morale, e cila me qëndrushmërinë dhe bukruinë e saj të lë pa frymë, duhet të dijë t’i dëgjojë kritikuesit e vet, e të konsultohet me arkitektët e identiteti të tij.
Duhet kuptuar dhe pranuar se, nën fushatën agresive mediatike globale e drejtuar kundër muslimanëve në dekadën e fundit, janë indoktrinuar individë të shumtë të rritur, ashtu që përësëritja adoleshentike e epiteteve, të cilat i dëgjojnë në media duhet trajtuar me durim dhe dinjitet.
Shikuar nga ana tjetër, personalitete të fuqishme dhe karizmatikë nuk ka pa një përvojë të dhimbshme të stigmatizimit, i cili është aty që t’i bëjë të mprehta shqisat tona, të aktivizojë krenari të shëndetshme dhe të nxis për një rritje dhe zhvillim më të shpejtë. Të gjithë ne si fëmijë kemi ëndërruar që një ditë do të bëhemi heronj, të cilët e ndërrojnë dhe e shpëtojnë botën, e heronjtë asnjehrë nuk kanë lindur në kushte idilike. Ata të cilët nga monotonia, miopia (shkurtpamësia) apo intoleranca na stigmatizojnë, janë dërguar në jetët tona për të forcuar karakteret tona, për t’i mprehur shpirtrat tonë dhe për t’i forcuar artikulimin e qëndrimeve tona – dhe për ne si të tillë janë me vlerë prej ari.
Në fund të ktij shkrimi nuk mund të lë pa i cituar këtu para jush disa ajete kur’anore që flasin rreth aktiviteteve politke të muslimanëve:
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj disa njerëzve e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni. “ (El-Maide, 8 )
“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç’ka punoni.” (En-Nisa’, 135)
“Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t’ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve` Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En-Nisa’, 58-59)
Në vend të përmbylljës: Disa nga urdhërat e parkourit mendor:
- Mos kërkoni qendra të fuqisë nëpër botë, sepse Ai është mbi ju dhe pret prej jush që të bëheni inteligjenca qendrore e kohës suaj;
- Kapërceni muret kohore dhe hapsinore me një devocion dhe disiplinë të tillë ashtu që masat e mëdha morale dhe intelektuale nga fillimi deri në fund të botës, do të dëshironin t’ju takonin në botën e ardhshme;
- Bëhuni qendra të fuqisë në planin ndërnjerëzor, të cilët do të edukonin njerëz-institucione, ndërtues të objeketeve institucionale;
- Fryjini çdo gjëje rreth vetes nga fryma juja e kultivuar në atë mënyrë siç u fry në ju në procesin e ringjalljës se baltës;
- Ndërprejani ushqimin lugetërve bashkëkohor, të cilët ushqehen me frikat tuaja;
- Bëhuni çmontues të mureve të montuara të kompleksit të inferioritetit;
- Vëzhgoni miliona mënyra nëpërmjet të cilave Zoti fascinon çdo gjë të gjallë me kreativitetin e Tij dhe zgjidheni të paktën një që edhe ju të fascinoni botën.
Referencat:
- Edin Tule , trilogjia e librave: dimensionet socio-psikologjike të Kur’anit, trajtimi kur’anor i stresit dhe parkouri mendor…
- www.sites.google.com
- www.novihorizonti.ba