Legjendat e Realit më Madridit dhe të Juventusit dhuruan spektakël në miqësoren e zhvilluar të dielën.
Sfida, të ardhurat e së cilës shkuan për llogari të Kryqit të Kuq Spanjoll, përfundoi me fitoren 2-1 të madrilenëve para më se 70 mijë të pranishmëve në “Santiago Bernabeu”.
Figo, Roberto Karlos, Redondo, Hierro, Davids, Nedved, Ferrara, Peruci e të tjerë treguan se pak kanë humbur nga klasi me të cilin kanë magjepsur tifozët për vite me radhë, ndërsa Zinedin Zidan dhe Fabio Kanavaro luajtën nga një pjesë me të dy ekipet, sikurse kanë bërë edhe në karrierën e tyre si profesionistë.
Vetëm 6 minuta iu deshën Luis Figos për të kaluar përpara vendasit me një të djathtë nga jashtë zone. Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, përkundër rasteve të shumta nga të dy ekipet.
Paolo Montero, i cili ka shënuar vetëm një gol me Juventusin, barazoi në të 67-ën, por rezultati 1-1 zgjati vetëm 5 minuta. Ivan Perez shënoi golin e fitores për Realin, pas pasimit të marrë n ga Emilio Butragenjo./Start/
Categories