Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, është shprehur se pranvera turke ndodhi kur erdhi në pushtet partia për Drejtësi dhe Zhvillim, në vitin 2002. Këtë deklaratë, Erdogan e bëri për ata që protestat e Taksim, i quajtën Pranverë Turke dhe vetë sheshin Taksim, e quajtën Tahriri i Turqisë. Erdogan u bëri thirrje protestuesve në Taksim që ti japin fund protestës dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. “Ne si parti që jemi në pushtet, jemi të gatshëm të dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e të gjitha shtresave të shoqërisë, si dhe t’ua plotësojmë ato. Veçse nuk duhet harruar, se kërkesa për shkarkimin e disa zyrtarëve nga postet e tyre, është një kërkesë politike, që s’ka lidhje me protestuesit. Vendi nuk udhëhiqet nga rruga, por nga qeveria. Ne nuk do u nënshtrohemi axhendave të jashtme.” tha Erdogan.
Durimi ka kufi
Erdogan u është drejtuar mbështetësve të tij me fjalët:”Ne kemi manifestuar durim gjer tani, por duhet ditur se durimi ka kufi. Ne nuk u japim llogari ca grupeve të vogla, por i japim mbarë kombit, i cili na solli në pushtet dhe vetëm ai mund të na heqë nga pushteti. Duroni vetëm shtatë muaj para se të pushtoni lulishtet e Stambollit. Ju flisni për liritë, demokracitë dhe të drejtat, por pushteti nuk mund të merret me dhunë. Po, vetëm shtatë muaj nga ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme lokale. Unë dua që tu japim një mësim të mirë këtyre, nëpërmjet kutive të votimit.” dhe Erdogan. /ardhmeriaonline/