Intelektualët janë elitat e popujve. Pa ekzistencën e tyre as popujt nuk mund të ekzistonin si të qytetëruar dhe nuk mund të hapëronin drejtë ardhmërisë së tyre me hapa të sigurt.
Prej tyre, intelektualëve, nisin revolucionet politike, ushtarake e ekonomike. Ata janë një motor i rëndësishëm zhvillimi në të gjitha sferat e jetës. Po intelektualët janë ajka e korpusit kulturor dhe ura lidhëse midis popujve. Kur intelektualët prishen ndërmjet veti, ose janë në luftë me intelektualët e popujve tjerë, në luftë futen edhe popujt.
Popujt janë të varur prej intelektualëve, ndërsa intelektualët dalin nga mesi i popujve. Popujt mbajnë përgjegjësi historike ndaj intelektualëve, ndërsa këta të fundit, mbajnë barrën e rëndë morale.
Kur intelektualët prishën në moral, edhe popujt ndjekin rrugën e tyre. Intelektualët në një formë janë prijës të popujve.
Sipas fjalorit elektronik shpjegues me termin intelektual nënkuptojmë:” Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore”.
Njeriu qe merret me pune mendore. Diogjeni, një filozof i vjetër dilte ditën me fanar në dorë për t`i kërkuar njerëzit. Ndërsa, sot ka ndryshuar qasja. Po të ishte gjallë ky filozof, do të kapte fanarin në dorë dhe do të dilte ditën për të kërkuar intelektualët. Aq shumë janë zhagmitur dhe përzier intelektualët me të ashtuquajturit intelektual, saqë është bërë e vështirë të dallohet e bardha nga e zeza.
T`i thuash një jo intelektuali, intelektual është njëjtë si t`i thuash gruas tënde ministresh për punë të brendshme. Ky kuptim me bisht mund të bishtnohet ende më shumë nëse analizojmë konkretisht raste të shumta të këtij fenomeni në vendin tonë.
Po të kisha forcë politike, me ligj e kisha ndaluar përdorimin e termit intelektual në Maqedoni. Në ligj e kisha përmendur si përjashtim, se lejohet përdorimi i këtij termi, vetëm pas vdekjes së intelektualëve dhe pas dëshmisë së dyzetë njerëzve të besueshëm në shkencë për atë copë kontributi që ka dhënë ai njeri në atë lëmi.
Paramendoi rrethet shqiptare në Maqedoni pa termin intelektual. Të gjithë do t`i kontribuonin një ideali të përbashkët, pa mendjemadhësi e egoizëm. Mënyrat e kontributit do të ishin të ndryshme, po caku ose qëllimi do të ishte i njëjtë. Rrugë përfundimi i gjithë asaj pune do të ishte e mira e përgjithshme për qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, e në veçanti për qytetarët shqiptarë të këtij vendi.
Me thanë se nuk ka intelektual shqiptarë në Maqedoni, nuk bën. Është konstatim jo i drejtë dhe jo i saktë. Por, edhe përdorimi i këtij termi në këto përmasa në këtë vend është i tepërt dhe vetëm në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë.
Në fund të fundit intelektualët janë në shërbim të popullit. Ata intelektual që e shohin veten pa popull ose jashtë popullit, që i lejojnë vetes çdo lloj mëkati, janë thjeshtë jo intelektual. Kjo kategori e njerëzve ka probleme serioze me vetveten.
Njeri më i mirë është ai i cili përzihet me njerëzit tjerë dhe i duron karakteret e tyre , ka thënë Pejgamberi Muhammed.
EDITOR
11 years ago
previous article
Disa fakte që nuk i keni ditur më parë
next article
Radio Kur'ani, radio më e popullarizuar në Marok
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago