FRI – Shkup vazhdon me realizimin e takimeve të projektit Talentium edhe këtë fundjavë. Tema që u trajtua në këtë takim ishte “Strategjitë e përgatitjes së fjalimit” me trajnues Arsim Jonuzi.

Qëllimi i këtij takimi ishte zhvillimi i aftësive komunikuese te nxënësit duke ofruar disa metoda se si ata mund të përgatiten për të pasur një fjalim sa më të pasur dhe me ndikim.

Takimin e përmbushi njëkohësisht interaktiviteti dhe lojërat e ndryshme mes tyre.

11 maj, 2024