Një studim i publikuar në revistën British Journal of Psychology sugjeron se hixhabi në fakt ofron një mbrojtje kundër pakënaqësive të trupit që shqetëson shumë gra perëndimore. Një ekip i psikologëve, të udhëhequr nga psikologja britanike me prejardhje malajziane, Viren Swami kanë intervistuar 587 gra të i muslimane në Londër, 369 prej të cilave mbajnë hixhab. Mosha e tyre sillej 18-70; ndërsa mosha mesatare ishte 27. Pjesa më e madhe, rreth 79 për qind ishin të pamartuara, dhe ato përfaqësuan disa grupe etnike si Bengali, pakistaneze, indiane, dhe arabe. Më shumë se tre të katërtat kishin një diplomë universitare.
Swami dhe ekipi i saj u dha grave disa teste për të matur qëndrimet ndaj pamjes së tyre. Dhe studimi tregoi se gratë që veshin fustane të shkurtëra kishin shkallë më të lartë të pakënaqësisë ndaj pamjes së tyre trupore.
Gratë që mbanin veshje perëndimore regjistruan një shkallë më të lartë të “ankthit fizik – shoqëror”, apo ankth se si të tjerët e perceptojnë pamjen e tyre fizike, ndërsa te gratë me veshke islame, ky preokupim ishte i padukshëm.
Hulumtuesit në përfundimin thanë se gratë e mbuluara janë më pak të prirura ta idealizojnë bukurinë, pasi u japin më shumë rëndësi raporteve me familjen, shkollimit, dhe edukimit të familjes. .
Hulumtimi nxjerr në pah se gratë me hixhab kanë shkallë më të lartë të besimit në vetvete, dhe nuk kanë problem të “presioneve të bukurisë”.
Megjithatë, gratë e intervistuara kanë treguar se janë më shumë të prirura për pastërtinë trupore se sa për zbukurimin e tij. Shumë prej tyre janë shprehur se i duan produktet kozmetike, por vetëm në përdorim brenda shtëpisë dhe familjes.
Ato gjithashtu u shprehën se blejnë garderobë të shtrenjtë, port ë cilën e përdorin vetëm Brenda ambienteve familjare. Gjithashtu interesimi i tyre për operacione plastike është dukshëm më i vogël se sa te gratë perëndimore, të cilat janë shumë të dhëna pas ndërhyrjeve estetike. /mesazhi/