Categories
Të tjera

Studimi, tërmetet kthejnë ujin në ar

Uji gjatë një tërmeti kthehet në ar, kështu bën të ditur revista e Gjeoshkencës, ‘Natyra’ në një numër të saj. Modeli është provuar me mekanizmat kuantitative të bëra nëpërmjet arit dhe kuarcit që janë gjetur në mjaft depozita ari në botë, thotë një gjeofizikant në një universitet të Australisë.
Kur një tërmet godet, ai lëviz si një këputje në tokë, duke krijuar një frakturë në të. Shumë fraktura mund të kenë thyrje ose fraktura të vogla nën gjatësinë e tyre, të cilat krijojnë disa modele si xhepa drejtkëndorë.
Pikërisht kur një tërmet godet, duket sikur një tenxhereje me presion i hiqet kapaku dhe uji depërton brenda në të çara që janë si vaporje të vogla, krijohet avull, temperatura të larta, ndezje me avull që forcojnë silicin, gjë që formon mineralin kuarc dhe arin.
Uji që futet aty në këto fraktura i lubrifikon duke depërtuar thellë tek to.
Rreth 10 kilometër nën sipërfaqe, nën temperatura të pabesueshme dhe presione, uji që përmban përqindje të larta të dioksidit të karbonit, silicë dhe gradualisht i kthen këto elementë në elementin më tërheqës, arin.
Kjo është shpjeguar dhe tek depozitat e arit në disa kodra në Kaliforni dhe Klondike, apo shtretër lumenjsh në shekullin e 19-të.
Por tërmetet nuk janë i vetmi burim kataklizmik prej ari. Vullkani dhe shpërthimet nëntokësore janë po aq pjellor në prodhimin e metalit të çmuar, por me një proces ndryshe.
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version