Blerësit e apartamenteve në lagjen Moluh të Tuzlës, kanë filluar të vendosen brenda katër mureve të tyre. Megjithatë, në mungesë të ashensorët, pronarët e apartamenteve janë të detyruar të gjinden në mënyra të ndryshme.
Disa aparate shtëpiake dhe mobile të lehta janë bartur nëpër shkallë, ndërsa disa kanë përdorur një vinç të improvizuar.
Pikërisht kjo “shkathtësi” është ilustruar në xhirimin e postuar në YouTube.
Pronarët e banesës në katin e pestë, me ndihmën e të furgonit – në pjesën e përparme të të cilit është lidhur litari – i bartnin gjësendet në banesë.
-Gjeje zgjidhjen, thotë secili. Ndërsa, në këtë aspekt, boshnjakët patjetër që e dëshmuan veten.