Refat Chubarov tha se Tatarët e Krimesë do të bojkotojnë referendumin 16 marsit.
Lideri i Tatarëve, Refat Chubarov ka njoftuar se Tatarët e Krimesë do të bojkotojnë referendumin e ardhshëm lidhur me statusin e Krimesë.
Parlamenti i Krimesë ka njoftuar për mbajtjen e një referendumi më 16 mars në lidhje me shkpëutjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë.
Duke e përshkruar vendimin e parlamentit dhe referendumin si  “provokim, i palogjikshëm dhe ilegal”, Chubarov i bëri thirrje forcave të Kombeve të Bashkuara për të ardhur në rajon.
” Kombet e Bashkuara duhej të kishin mbërritur tashmë këtu. Nëse ata të vijnë më vonë atëherë nuk do ketë ndonjë efekt. Ne nuk posedojmë fuqi për të ndaluar këtë që po ndodh,” tha ai.
Tatarët e Krimesë, të cilët janë muslimanë vendas dhe qeveria e re në Kiev kanë dënuar referendumin dhe e kanë quajtur jo kushtetues, veçanërisht kur në vend po mbizotëron një klimë e tensionuar.
Chubarov ka akuzuar parlamentin për mos konsultim me Tatarët, të cilët nuk duan bashkim me Rusinë, dhe për këtë arsye kanë deklaruar se nuk e njohin autoritetin e këtij parlamenti./mesazhi/