Bardhyl Mahmuti përuron një shkrim shpifës dhe përçarës të autorit Gani Mehmetaj, me titull “Kali i Trojës në mesin e shqiptarëve!”
Bota vuan shumë.Jo përshkak të dhunës së njerëzve të këqinj. Por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë.” – Napoleoni
ÇMe përurimin e këtij artikulli i cili tërësisht është shpifës, nënçmues dhe lëndues, Bardhyl Mahmuti më ka habitur goxha shumë. Autorin e këtij shkrimi e njoh prej kohësh, madje ia kam lexuar një libër të tërë ku flet për çlirimin e Kosovës duke mos e përmendur askund kontributin e UÇK-së, por atë “paqësore dhe nënshtruese” të Rugovës, përkundër që çizmja serbe ndrydhte kokat shqiptare. Ndërsa unë z. Mahmutin e njoh më ndryshe në botëkuptim, por shihet se kur është puna për shpifje ndaj Islamit përmes veprimtarisë së muslimanëve, në këtë rast të hoxhallarëve, duke shpifur si zakonisht ndaj tyre, atëherë ideologjitë e ndryshme po u bëkan një. Ky far matufi, përmend shtetet islamike, të cilët nuk e paskan ndihmuar çlirimin e Kosovës, ndërsa “Pranvera arabe” dëshmoi se nuk kishim shtete të tilla, por ato ishin shtete diktatoriale, pra shumë, shumë largë shtetit të mundshëm Islam, me përjashtim të Turqisë, që edhe pse ka një sistem tjetër krahas atij Islam, është duke shkuar drejt formimit të një shteti si duhet, ajo ndihmoi shumë si përgjatë çlirimit ashtu edhe pas saj.
Më tregoni i nderuar, ku ishte ky në luftën e Kosovës, Preshëves dhe të Maqedonisë? Në mërgim, curronte makiato dhe mallkonte muslimanët, në vend mallkimit dhe luftimit të kasapit të Ballkanit? Shefqet Krasniqi ishte ushtar i UÇK-së, Ekrem Avdiu komandant, një hoxhë nga Prizreni ishte pjesëmarrës i tri luftërave, mulla Musa i Kaçaniku, mulla Jakup Hasipi gjithashtu, me dhjetëra hoxhallarë medresant ishin vrarë duke luftuar me armikun serb. Sa e sa ligjërata kemi dëgjuar prej kohësh si fëmijë e si të rritur për padrejtësitë që shkau ia shkaktonte popullit shqiptar. Madje hoxha i Vaksincës në luftën e 2001-shit për këtë edhe vdiq, pra nga rrahjet e tepërta të policisë maqedonase, vetëm pse kishte thënë se ta ruash pragun dhe vatrën është urdhër nga Zoti. Ndërsa ju kuptoj, ju që nuk keni shkelur asnjëherë në Xhami këto nuk i dini, aq më keq, t’i akuzon një Gani tendenciozi, një islamofob i dëshmuar, një frikacak, një rugovist, kjo është e papranueshme, por kjo trashet, kur një njeri si ju Bardhyl, përkrahë një të humbur. Le të dëshmojë se këta hoxhallarë janë mercenar dhe të paguar, një akuzë kjo, që po të ketë gjyqësi të mirëfillt, ky duhet të dënohet rëndë?
Ky shqiptarizmën e sheh vetëm përmes Gonxhe Bojaxhiut e cila qe aq humaniste, sa nuk e shkeli dot tokën e saj, tokë kjo që sikur rrënja e etur kërkonte ujë. Ajo e ka vendin e saj, nuk e njollosi dot! Hoxhallarët mbajtën në jetë moralin. Madje edhe atëherë kur gjendeshin nën thundrën e armikut shka dhe shqiptar. Jo prej Kalkutës, as prej Arabisë, por prej vendlindjes. Ata nuk dërdëllitën si puna e këtij Ganiut. Ata punuan me popullin, për popullin, për hir të Zotit, por ju kuptoj, ju me mish e me shpirt mundoheni t’i gjeni gabime atyre, nuk jeni të interesuar për diçka tjetër, ndaj duke shpifur gjeni edhe atë që kërkoni. Zemra e prishur të tilla zemra kërkon, mos harro i nderuar!
Ndërsa shkombtarizimi në Maqedoni nuk ndodhi edhe në vlugun më të vështirë dhe të mos flasim tani, sidomos këtë e dëshmuan shqiptarët musliman dhe kurrë nuk i privuan të tjerët për të qenë shqiptar aq sa edhe ata ishin, siç bëjnë sot disa katolik, të cilët duan të paraqiten si pronar të shqiptarizmës. Mua shkrimi shpifës dhe i poshtër i këtij soji të ndyrë nuk më habiti, por përurimi prej anës suaj, z. Mahmuti, njëmend më çmeriti!
Categories