Mentar Mahmudi fitues i Best Paper Award në konferencën e Motion in Games në 2011 në Edinburgh, UK dhe i cili së shpejti do të fillojë të punojë si Postdoctoral Research Fellow në EPFL në Lozanë, Zvicër në fushën e robotikës sot merë pjesë në BarCamp Prizren #8 ku do të flitet rreth hulumtimeve në fushën e robotikës, Wiki Academy II – City Marathon dhe E-Libraria.
Mentari është i lindur në maj të vitit 1984 në Tetovë. Shkollën fillore ka ndjekur në “Istigball”, kurse shkollen e mesme në “Jahja Kemal” në Shkup. Studimet i vazhdoi në Jacobs University në Bremen, Gjermani, në fushën e inxhinjerisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në vitin 2006. Në vitin 2013 mori diplomën e doktoratës në robotikë dhe grafikën kompjuterike nga University of California, Merced në Kaliforni. Disertacioni i tij i doktoraturës ishte në lidhje me zhvillimin e algoritmeve për planifikimet e lëvizjeve për karaktere virtuale.
Në këtë prezantim Mentari do të flas shkurtimisht për hulumtimet e tija në lidhje me disertacionin e doktoraturës që ka kryer pranë University of California, Merced, në Kaliforni. Prezantimi i tij do të jetë kryesisht në lidhje me hulumtimet e tij në fushën e robotikës. Përveç asaj ai gjithashtu do të flas për sukseset e arritura në fushën e robotikës në përgjithësi.
/tetova1/