Categories
Lajme FRI

Të lira mbi 4.000 vende pune

Të papunëve dhe atyre të cilët kërkojnë punë për momentin u qëndrojnë në dispozicion 4.359 vende të lira pune.

 
Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, nga vendet e lira të ofruara pjesa më e madhe 2.360 janë në Shkup, 255 në Manastir, 239 në Shtip, 155 në Ohër, 129 në Negotinë, 127 në Koçan, 116 në Kumanovë, 115 në Vinicë, 113 në Strumicë, 101 në Tetovë. Nën 100 vende të lira pune ka edhe në Prilep, Dellçevë, Radovish, Strugë…Asnjë vend të lirë pune sipas të dhënave nuk ka në Makedonski Brod.
Si të papunë, në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë përfundimisht me tetorin e vitit 2014, janë evidentuar 120.741 persona, prej të cilëve kërkues aktiv të punës janë 102.014 persona.
Në Shkup si të papunë janë regjistruar 22.457 persona, në Tetovë 12.386, Kumanovë 10.341, Manastir 7.184…
Midis të papunëve më shumë se gjysma ose 55.240 janë gra, ndërsa 46.860 janë burra.
Sipas arsimimit, më së shumti 46.696 janë pa arsim, 36.249 janë mes arsim të mesëm, 18.346 janë me arsim jo të plotë të mesëm, 15.992 janë me arsim të lartë, 2.480 me arsim sipëror, 957 janë magjistra dhe 21 doktorë të shkencave.

Exit mobile version