Kjo foto ka bërë xhiron e botës në faqet e medias sociale këtë javë, por jo për shkak të “idiotësisë” së djaloshit, por për shkak të mirësjelljes së tij ndaj një gruaje të moshuar që është lodhur duke pritur për një kohë të gjatë.
Kur një student në Kolegjin e Arteve në Florida u bllokua në një ashensor me një grua të moshuar, ajo i shpjegoi se e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë. Në vend të përgjigjej me një “oh, sa keq”, djaloshi u ul në gjunjë dhe u bë si karrige për gruan e moshuar.
Ata pritën në ashensor derisa të vinte ndihma dhe djaloshi qëndroi gjatë githë kohës në pozicionin e një “karrigeje njerëzore”, që gruaja të kishte mundësi të ulej.
“Mendoj se ishte fantastike, pasi ai është një moment unik i kapur në kamera. Shumë njerëz thonë se brezi i ri i ka humbur disa vlera. Por një fotografi e vogël tregon fisnikërinë dhe punën, që janë ende të gjalla tek të rinjtë”, tha presidenti i kompanisë së ashensorëve për Huffington Post. /Shekulli Online/