Sot, në Qendrën Rinore “FRI” – Tetovë bëhet dhurimi vullnetar i gjakut ku një numër i madh i të rinjëve, të guximshëm dhe altruistë kanë bërë donimin e gjakut për Qendrën e Transfuziologjisë të Tetovës në ambientet e Forumit Rinor Islam në Tetovë.
Aktiviteti i dhurimit të gjakut, organizuar nga FRI, ka filluar prej orës 11:00 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00, dhe kjo është hera e dytë që organizohet një aktivitet i tillë nga ky asoacion rinor.
“Është kjo hera e dytë që realizojmë aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me Njësinë e Transfuziologjisë në Tetovë dhe Kryqin e Kuq për në Tetovë. Vitin e kaluar kemi pasur një fluks prej afër 50 personash , shpresojmë që edhe gjatë kësaj dite do ti bashkangjiten shumë të rijë”, deklaroi Muhamed Jonuzi nga FRI.
Dhuruesit e gjakut shprehen se motiv i vetëm që ata dhurojnë gjak është se gjaku i tyre do ju ndihmoj nevojtarëve në momente kritike, dhe kjo nuk paguhet me asnjë çmim. “Mjafton që me gjakun tim do të shërohet një nevojtar. Kjo për mua është dhurata më e madhe”, tha njëri nga dhuruesit.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë – 7 Prillit, Forumi Rinor Islam në nivel qëndror ka realizuar një sërë aktivitetesh; ligjërata, debate, fletushka..etj.
Fotografi nga dhurimi i gjakut
Categories