Dijetari i njohur Islam, Jusuf el-Kardavi, tha se muslimanët e kanë farz ta mbështesin popullin sirian, i cili i është ekspozuar dhunës së Bashar al-Asadit

Gjatë fjalimit të tij, drejtuar besimtarëve në xhaminë, “Omer ibn el-Hatab” në kryeqytetin e Katarit, Doha, Kardavi u bëri thirrje muslimanëve që të tregojnë solidaritet.

“Bota islame nuk duhet ta lë në baltë popullin i cili dhunohet, siç është rasti me popullin sirian”, tha Kardavi.

Ai rikujtoi se regjimi sirian ka vrarë mijëra njerëz, dhe përmendi se të gjithë muslimanët dhe arabët duhet ta ndihmojnë këtë popull.

“Të gjithë muslimanët e kanë farz ta ndihmojnë dhe ta mbështesin popullin sirian,” tha Kardavi, duke shtuar se muslimanët, në çdo mënyrë të mundshme, duhet ta ndihmojnë popullin sirian.

“Muslimanët në Siri duhet t’i ndihmoni me pasuri dhe me lutje. Mos lejoni që në sytë tuaj t’i vrasin qytetarët siriane”, tha Kardavi.

Si shembull të solidaritetit të ndërsjellë përmendi tubimin e fundit, të njohur si “Solidarizimi i botës islame.” Më atë rast, Katari i dhuroi Egjiptit 3 miliardë dollarë ndihmë të nxirret nga situata e vështirë në të cilën gjendet.

“Nuk duhet të rrijmë dhe të shikojmë nga anash. Popujt tanë nuk duhet të ndahen në kohë të vështira, por duhet mbështesin njëri-tjetrin”, tha Kardavi./igj/