Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Unë jam një kërkues i diturisë ( Studentë ) dhe asgjë më shumë andaj çdo studentë duhet që të jetë praktikues i fjalës së të Dërguarit s.a.v.s ku thotë se: Përcillni nga unë qoftë edhe vetëm një citat, përcillni nga unë qoftë edhe vetëm një citat dhe flisni për Beni Israilët ( Jehudët) pa rezerva, e kush gënjen ndaj meje me vetëdije atëherë le të përgatitet për ulëse prej zjarri. ( Transmeton Imam Buhariu nga Abdullah Ibn Amrit) “.
” Është obligim i çdo myslimani që të mos bëjë dallim në mes të Kuranit dhe Sunetit për nga aspekti i domosdoshmërisë së të vepruarit me ta dhe ngritjes së legjislacionit bazuar në to. Ky është garantim për ta që të mos anojnë majtas apo djathtas dhe të mos kthehen prapa në devijim ashtu siç na ka njoftuar rreth kësaj i Dërguari s.a.v.s ”.
” Me të vërtetë i Dërguari s.a.v.s i ka edukuar të gjithë myslimanët që të kenë qëllime të larta dhe të jenë krenarë me vetën e tyre për këtë edhe thotë i Dërguari s.a.v.s: Dora e ngritur është më e mirë se ajo e përulura, dora e ngritur është ajo që jep ndërsa e përulura është ajo që kërkon ”.
‘’ Ne nuk duhet të mendojmë, se si ti përzëmë Jehudet nga Palestina. Jo ! Ne duhet të mendojmë kur dhe si të formojmë shtetin Islam në zemrat tona. Kur do të jesh ti në gjendje ta formosh shtetin Islam në shtëpinë tënde të vogël ? Për fat të keq, shumica e atyre që në botë thërrasin për Sheriatit, nuk e kanë Sheriatin madje në shtëpitë e tyre, në vetën e tyre, në fëmijët e tyre, në vajzat e tyre apo në gratë e tyre. Dikush që nuk ka asgjë nuk mund të japë asgjë ‘’.


Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Kërkuesi i diturisë ( Studentët ) duhet të e ketë për qëllim me të kërkuarit e diturisë triumfin e kësaj Feje “.
” Thirrësi duhet që të jetë vetë veprues i asaj për të cilën thërret, qoftë kjo nga morali, adhurimet, mirësjellja, bashkëpunimet me të tjerët, etika etj, në mënyrë që të i pranohet thirrja dhe të mos jetë prej atyre me të cilët do të ndizet zjarri ”.
‘’ Përzgjidheni rrugën e lehtë sepse i Dërguari s.a.v.s ka thënë se:’’ Feja është lehtësim, e po ashtu kur e dërgoji Muadh Ibn Xhebelin dhe Ebu Musa El-Eshariun në Jemen i porositi që:’’ Të lehtësojnë e të mos vështirësojnë, të përgëzojnë e të mos largojnë ‘’. Dhe kur pranë të Dërguarit s.a.v.s kishte kaluar një Jahudi dhe i kishte thënë: Vdekja qoftë mbi ty o Muhamed, e në prezencën e të Dërguarit s.a.v.s kishte qenë edhe Aishja r.a dhe ia kishte kthyer: Vdekja dhe mallkimi i Allahut qofshin mbi ty. Ndërsa i Dërguari s.a.v.s i kishte thënë Aishes r.a se: Allahu xh.sh është i mëshirshëm dhe e donë mirësinë dhe Allahu xh.sh jep me mirësi më shumë sesa që jep me dhunë.
E nëse e marrim këtë thënie profetike, e sidomos fjalinë e fundit të tij që thotë se:’’ Allahu xh.sh jep me mirësi më shumë sesa që jep me dhunë ’’, do ta kuptojmë se nëse një çështje është mes vështirësisë dhe lehtësisë atëherë kërkohet prej nesh që të marrim me lehtësim. Ki besim në thënien e të Dërguarit s.a.v.s se:’’ Allahu xh.sh jep me mirësi më shumë sesa që jep me dhunë ‘’, nëse dëshiron të ta kuptosh më mirë këtë atëherë provoje ‘’.
Abd El-Aziz Ibn Bazi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Në rast të pakësimit të thirrësve, të shtimit të mëkateve, të përhapjes së injorancës siç është gjendja jonë sot, atëherë thirrja për në rrugën e Allahut xh.sh bëhet obligim individual. Çdo njëri sipas mundësive ”.


Muhamed El-Arifi
” Nuk është mençuri të triumfosh në polemika por mençuri është të mos futesh në to fare “.
“ Para se ta heqësh pemën e së keqes nga të tjerët, kërko pemën e së mirës dhe ujite atë ”.
Ragib El-Serxhani
” Vërtetë Allahu xh.sh nuk nxiton me nxitimin e robërve të Tij ”.
” Mundi i thirrësit nuk humb por nuk është e domosdoshme që të i sheh rezultatet aty ku ai dëshiron ”.
“ Nëse je i sinqertë do të ti hap Allahu xh.sh dyert edhe nëse rrethanat janë të vështira‘’.


Maxhid Ejub
” Planifiko dhe puno për të ardhmen tënde, puno për jetën tënde të vërtetë, puno për jetën e amshueshme, për jetën e përhershme nga e cila nuk ka ndarje ”.
” Mos u friko për të ardhmen sepse ajo është e shkruar, e ty të mbetët vetëm që të punosh për të “.
” Është problem kur nuk e përsëritë pendimin me ditë të tëra apo me javë të tëra sepse sikur do të thuash se nuk ke bërë mëkate gjatë kësaj kohe ”.
” Sikur ta dije rëndësinë e kohës nuk do ta humbje atë ”.


Aid El-Karni
“Njeriu i urtë shton miqtë dhe pakëson armiqtë. Të bësh miq të duhen vite, ndërsa armiqtë i bën për një ditë. Sa fatlum është ai njeri të cilin Allahu bën ta duan njerëzit ”.
” Nëse të është dhënë nga kjo botë atëherë të gjithë pretendojnë se janë shokët tuaj, e nëse ti privohesh nga kjo botë atëherë të gjithë ta kthejnë shpinën përveç një pakice ”.
” Kjo gjithësi është e ngritur mbi një rregull andaj edhe ti duhet që të kesh rregull në shtëpinë dhe zyrën tënde, në të veshurit dhe të ushqyerit tënd, si dhe në mbarë obligimet dhe detyrat tua “.


Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Allahu xh.sh e falë atë që ka kaluar nëse mundohesh ta përmirësosh, andaj nxito që të pendohesh ”.
” Pasardhësit, në esencë, vijnë pas bashkimit të mashkullit dhe femrës. Ky është ligj por ligji nuk punon pa vullnetin e Allahut xh.sh sepse ne gjejmë burra që janë martuar me gra dhe nuk kanë fëmijë pasi që nuk është ligji ai që krijon por është vullneti i Krijuesit të ligjit i Cili nëse donë e bënë të funksionojë e nëse donë e bënë të mos funksionojë ky ligj. Allahun xh.sh nuk e sundojnë ligjet por është Ai që i sundon dhe mbizotëron ato ”.


Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë
‘’ Edukoni fëmijët tuaj të jenë trima dhe të guximshëm. Le të jenë shtëpitë tuaja vende të luanëve dhe jo ferma të pulave në të cilat bijtë tuaj do të ushqehen dhe pastaj të theren nga tiranët si dele. Futni në zemrat e bijve tuaj dashurinë për xhihad dhe dashurinë për fushëbetejë. Ndaj problemet e Ummetit Musliman. Jeto një ditë në javë si jetojnë refugjatët dhe muxhahidët. Ata jetojnë me bukë të thatë dhe çaj “.
“O ju Mysliman ! Ju keni fjetur për një kohë të gjatë, mjaftueshëm që tiranët të marrin kontrollin mbi ju. Ju pranuat të jetoni si robër dhe t’i dorëzoheni tiranëve. Tani ka ardhur koha për revoltim [kryengritje] dhe t‘i shkatërrojmë prangat e robërisë “.


Muhamed Hasani
” Zbrazëtia e zemrës është definitivishtë zbrazëtia më e rrezikshme, sepse zbrazësia e saj bëhet nga besimi, nga bindja, nga kënaqësia ndaj Allahut xh.sh dhe nga kënaqësia për të pas Islamin si Fe dhe Muhamedin s.a.v.s të dërgua ”.
” Nuk është prej frikës së Allahut xh.sh të qarit dhe fshirja e lotëve por prej frikës së Allahu xh.sh është të larguarit nga ajo që ke frikë se Allahu xh.sh mund te të dënojë “.


Mustafa Husni
” Bëje falënderimin zakon të përditshëm, filloje ditën me falënderim ndaj Allahut xh.sh e pastaj falëndero njerëzit për çdo vepër apo fjalë të mirë që ta ofrojnë ”.
” Përmende Allahun xh.sh duke qenë i sigurt se përmendja e Tij është shërim për zemrat dhe shpirtrat ”.


Hasan El-Bena, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Nëse ju pyesin se në çka thërrisni ? Thuani ne thërrasim në Islam, në islamin me të cilin erdhi Muhamedi s.a.v.s e që qeveria është pjesë e tij ndërsa liria obligim prej obligimeve të tij. E nëse ju thuhet se kjo qenka politikë ? Thuani se ky është Islami dhe ne nuk i njohim këto ndasi ”.
‘’ Kurani nuk ka bërë ndonjë dallim në mes të njohurive rreth kësaj bote dhe rreth fesë, përkundrazi ai porositë për të dyja së bashku. Ka bashkuar njohuritë mbi këtë kozmos në një ajet dhe nxitë për ta mësuar atë, bile këto njohuri i bënë edhe si mundësi për të arritur frikën ndaj Tij dhe njohjen e Tij. Në lidhje me këtë kemi fjalën e Allahut xh.sh :’’ A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë ‘’35:27, ku aludon në trupa dhe astronomi, e po ashtu edhe në lidhshmërinë që ka në mes të qiellit dhe tokës.‘’ E Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme ‘’35:27, ndërsa këtu jep shenjë mbi botanikën, mbi çudirat e tyre, mbi mrekullitë e tyre dhe sasinë e tyre. ‘’ E edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza ‘’35:27, ndërsa këtu flet për shkencën e gjeologjisë, për shtresat e tokës, për llojet dhe rolet e saj. ‘’ Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme ‘’35:28, ndërsa këtu fletë mbi shkencën e biologjisë dhe mbi ndarjen e kafshëve duke filluar nga njeriu, insektet e deri tek kafshët. A thua po vëren se ky ajet ka anashkaluar diçka nga shkenca mbi kozmosin ? Pastaj tërë këtë e rrumbullakon me fjalën e Allahut xh.sh:’’ Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët ‘’35:28, a nuk po e sheh nga ky elaborim i çuditshëm se Allahu xh.sh urdhëron njerëzit që të studiojnë gjithësinë, dhe i nxitë ata drejtë kësaj duke i bërë vetëm njohësit në mënyrë detale dhe precize të kësaj gjithësie si të vetmit që ia kanë frikën Allahut xh.sh dhe kanë devotshmëri ndaj Tij. O Allah, mundësoja myslimanëve që të e kuptojnë fenë e tyre ‘’.
” Ne do të punojmë dhe do ti duam njerëzit derisa të ua bëjmë të qartë se i duam më shumë se vetveten tonë “.


Muhamed Salih El-Munxhid
” Librat janë orenditë më e bukur e shtëpisë nëse i përdorë ”.


Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Dija nuk ka vlerë vetëm se nëse i plotëson tri kushte: Të mësuarit e asaj që nuk e dinë, të përmbajturit dhe të përhapurit e asaj që e ke mësuar ”.


Mustafa Sadik Er-Rafi’ij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Vlera e çdo gjëje është nevoja e tij për të, një pëllëmbë tokë bregdeti në sytë e atij që po fundosët është më e vlefshme se tërë ari i botës ”.


Abd El-Kerim Bekar
” Leximi për mendjen është sikur sporti për trupin ”.


Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Falënderimi ndaj mirësive është të mos i bësh keq atij që të bëri mirë ”.


Mailik Bin Nebij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Ne duhet ti japim fund paragjykimeve të pamundësisë dhe llogaritjes së gjërave si të thjeshta, nuk ka asgjë të thjeshtë dhe nuk ka asgjë të pamundur ”.


Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“ Nuk mund të arrihet një qëllim i ndershëm derisa ndiqet një metodë e poshtër ”.
” Nuk ka mundësi të mos ketë adhurim ! Por adhurimi ndaj Allahut xh.sh si të vetëm, i lenë njerëzit të lirë, të ndershëm, fisnik, dhe të ngritur. Ndërsa adhurimi ndaj kujtdo qoftë pos Allahut xh.sh e shkatërron njerëzinë e njerëzve, nderin, lirinë dhe respektin e tyre, pastaj shkatërron edhe pasuritë e tyre. Dhe në fund fare shkatërron edhe interesat e tyre të kësaj bote ”.
” Me të vërtetë ai që jeton për vetën e tij jeton i qetë por ai jeton dhe vdes i vogël, ndërsa i madh është ai që e bartë këtë barrë të madhe. Ai nuk ka kohë të flejë e as të pushojë, ai nuk ka kohë për shtratin e ngrohët e as për jetë të qetë e gjumë të rehatshëm. I Dërguari s.a.v.s e kishte kuptuar realitetin dhe vlerën e kësaj çështjeje
andaj edhe i tha Hadixhes e cila po e ftonte që të flinte dhe të qetësohej, i tha se:” Ka kaluar koha e gjumit oj Hadixhe ”.
‘’ Jeta nën atmosferën Kuranore nuk do të thotë mësimin e tij, leximin e tij dhe përkushtimin ndaj shkencave të tij sepse kjo nuk është ‘’ Ambient Kuranor ‘’ që e kemi për qëllim. Me të vërtetë atë që e kemi për qëllim me jetën në një ambient apo atmosferë Kuranore e ka për qëllim që njeriu të jetoj në ambient, në rrethana, në lëvizje, në vuajtje, në konflikt, dhe në interesa sikur ato për të cilat zbriste ky Kuran. Njeriu duhet të jetoj duke u përballur me këtë injorancë që sot e ka pushtuar botën, zemrën e tij, preokupimet e tij, lëvizjet e tij, andaj duhet që të e krijon një Islam në vetën e tij dhe në vetët e njerëzve, në jetën e vetë dhe të njerëzve. Pra këtë duhet ta bëjë që të i kundërvihet kësaj injorance me të gjitha format e saj, me të gjitha perceptimet e saj, traditat e saj, me çdo realitet praktik të saj. Tërë presioni duhet të bie mbi këtë injorancë, e tërë lufta duhet të jetë e orientuar drejtë saj, e kjo duhet të bëhet me ringjalljen e besimit Hyjnor, me metodologjinë Hyjnore, si me tërë nënshtrimin ndaj këtij besimi dhe kësaj metodologjie. E tërë kjo kërkon vazhdimësi, beteja dhe vendosmëri.
Ky është ambienti Kuranor në të cilin do të mund të jetonte njeriu duke e shijuar kënaqësinë e këtij Kurani, sepse vetë Kurani ka zbritur për një ambient të tillë dhe ka vepruar për një ambient të tillë. Ndërsa ata që nuk jetojnë në një ambient të tillë Kuranor ata janë distancuar prej tij pavarësisht se sa mund të jenë thelluar në leximin e tij, mësimin e tij dhe në përfitimin nga shkencat e tij ‘’.


Selman Ibn Fehd El-Audeh
” Puna dhe studimet nuk duhet të kenë për qëllim vetëm të fitohet ndonjë vend pune apo për të fituar rrizëkun por ato duhet të kenë për qëllim të ndiesh se po e ngrit jetën dhe po e krijon vetën tënde të rëndësishëm ”.
” Përgatite buzëqeshjen tënde para se ta zgjatësh dorën tënde për të përshëndetur sepse përshëndetja me dorë pa buzëqeshje të fytyrës nuk i afron zemrat e as nuk sjellë lumturi ”.
” Me të vërtetë njerëzit bashkohen rreth butësisë dhe mirësisë e assesi nuk bashkohen rreth vrazhdësisë dhe dhunës “.


Nebil El-Ivadi
” Sa të dua ( O Allah ), sa herë që lexojë ndonjë prej emrave Tu apo mësojë për ndonjë cilësi Tënden më shtohet dashuria ndaj teje dhe më rritet mallëngjimi për Ty. Sa shumë dëshirojë që të hyjë në xhenet në mënyrë që të mund te të shoh. Të dua ( O Allah ) ”.


Abd El-Aziz Et-Turejfi
” Injoranti me moralin e tij mund të arrij në shkallën e dijetarëve ndërsa dijetarët e pamoralshëm mund të bien në shkallën e injorantëve, por tragjedia më e madhe është nëse tek një person bashkohen injoranca dhe morali i keq “.


Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Realiteti nuk është asgjë më shumë se perceptim, andaj nëse dëshiron të e ndërrosh realitetin e gjendjes tënde ndërroje të kuptuarit dhe të perceptuarit e saj “.
‘’ Ti je këtu sot për shkak të vendimeve të djeshme dhe do të jesh aty ku do të jesh nesër për shkak të vendimeve të sotme ‘’.
” Çdo gjë që është krijuar ka filluar me një ide, pastaj u shndërruan në mundësi, pastaj u bë qëllim, për tu shndërruar më vonë në vepër derisa në fund u bë realitet ”.
” Shumë njerëz e kalojnë kohën e tyre duke u munduar që të kursejnë për një jetë sa më të mirë dhe nuk i jetojnë këto çaste të jetës së tyre duke harruar se ndoshta këto janë çastet e fundit të jetës së tyre “.
” Vendimet e prera nuk lënë hapësirë për mëdyshje dhe as për tërheqje, por ato i japin personit një forcë të çuditshme për ti realizuar qëllimet e veta “.


Ahmed Esh-Shugejri
‘’ Puna nuk garanton sukses por mos puna të garanton dështim ‘’.


Malkolm X, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Forca nuk respekton asgjë tjetër përveç forcës “.


Halid Ebu Shadi
” Vëlla, sa më shumë që të plotësohet besimi aq më shumë të ngritët vendi në Xhenet ndërsa besimi yt nuk është i plotë përveç se me moral të mirë. Andaj besimtarët më të mirë janë ata me moral më të mirë ”.
“O ti që ke zemër të sëmurë ! Me të vërtetë nëse sëmundja zgjatë atëherë i sëmuri gradualisht i ofrohet shkatërrimit, andaj nxito që të kërkosh ilaçin duke u shoqëruar me të devotshmit se përndryshe zemra jote do të jetë me të vdekurit ”.
Artan Musliu
 
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
Thënie të çmuara të Dijetarëve III
Thënie të çmuara të Dijetarëve IV
Thënie të çmuara të Dijetarëve V
Thënie të çmuara të Dijetarëve VI
Thënie të çmuara të Dijetarëve VII
Thënie të çmuara të Dijetarëve VIII