Muhamed El-Gazali, Allahu xh,sh e mëshiroftë
“Agimi me doemos do të vijë edhe për neve, por që të na mbulojë nata si të pakënaqur është më e ndershme sesa të na mbuloje si të zhgënjyer “.
Mustafa Husni
” Nëse e djeshmja të ka kaluar, mes duarve tuaja e ke të sotmen. E nëse edhe e sotmja është duke i mbledhur plaçkat dhe bërë gati për të ikur atëherë do ta kesh të nesërmen. Mos u mërzit për të djeshmen se ajo nuk do të kthehet, e as mos u pendo për të sotmen që është duke të ikur, ëndërro për diellin që do të shkëlqejë në agimin e ndritshëm të së nesërmes “.
“ Ndoshta ti qan nga nevoja dhe duke qare të zë gjumi ndërsa Allahu xh,sh nuk flenë Ai është që kujdeset për çështjet tua…??!!
Vetëm pak…
Ai është që kujdeset për çështjet tua fshehurazi prej teje..??!!
Sikur këtë të e kuptoje do të qaje edhe më shumë por nga gëzimi…”.
” Nëse e donë një njeri atëherë mos i bëjë mëkat Krijuesit për hir të atij që e donë sepse zemra e atij që e donë është në dorën e Atij që mëkat i bënë “.
” Çdo send mund të shkojë pa kthim përveç lutjes ajo shkon me përgjërim e kthehet më shpërblim “.
Kur të shikosh të gjitha caktimet si diçka që Allahu xh,sh ka përzgjidhen për ty dhe pajtohesh me to atëherë dije se edhe Allahu xh,sh është i kënaqur me ty ”.
” Më mirë është për ty të vuash për të vërtetën sesa të shpërblehesh për gënjeshtrën “.
” Bëhu si pema e mirë, që në shenjë falënderimi, edhe nëse më pak ujë ujitet jep frytet e saj “.
” Nëse dëshiron që të shkatërrosh ndonjë popull të mjafton që bijve të tij të ia vrasësh shpresat “.
Halid El-Beker
” Nëse brenda teje dëgjon zërin qortues ndaj veprave dhe fjalëve tuaja atëherë dije se ti ende je gjalle “.
” Nuk është shok ai i cili qëndron për kohe të gjate në shoqëri me ty por shok është ai i cili ka lëne mbresa të shoqërisë në kohen kur ke pasur nevojë për te “.
” Dy persona kurrë mos u mundo të qëndrosh me ta, me atë i cili nuk të kupton dhe me atë i cili nuk të respekton “.
” Lotët kurrë nuk janë turp, por turp është të mashtruarit “.
” Të qarit vjen atëherë kur të gjitha shkronjat e alfabetit mbesin të pa-afta për tu shprehur “.
Seid Kutub, Allahu xh,sh e mëshiroftë
” Ndoshta mund të vonohet fitorja sepse ky komb besimtar ende nuk e ka dhëne tërë mundin e vetë në sakrifice, mundë dhe luftë për Allahun xh,sh dhe thirrjes drejt Tij. Disa po luftojnë për të arritur përfitime të mëdha, disa po luftojnë për të shpëtuar veten e tyre, disa tjerë luftojnë për të treguar trimëri para armikut të tyre. E Allahu xh,sh dëshiron që lufta të jetë vetëm për hir të Tij, vetëm në rrugën e Tij, i pastër nga çdo ndjenjë tjetër që mund të përzihet në qëllimin e tij “.
‘’ Të shtypurit janë të shumtë, ndërsa zullumqarët janë pak …
ç’farë i detyron shumicën të i nënshtrohen pakicës ? ata i detyron të nënshtrohen dobësia e shpirtit, rënia e ambicies së lartë dhe mungesa e krenarisë si dhe të distancuarit nga dinjitetit ”.
Ebu Is’hak El-Huvejni
“Njeriu nuk mund të bëjë ndonjë mëkat në sytë e njerëzve të mirë. Ai nëse donë të bëjë mëkat e mbyll derën dhe dritaren, e po ashtu sigurohet për çdo hyrje dhe dalje dirsa të jete i sigurt se askush nuk po e sheh. Të këshillojë që të kesh turp prej Allahut xh,sh ashtu siç ke turp prej njerëzve të mirë nga populli yt, sepse ti nuk mundesh ta shfaqesh çfarë ke në brendinë tënde para tyre asnjëherë “.
“Me të vërtet ne domë një gjeneratë që e donë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, që shtëpitë e tyre janë të mbushura me Islam. Një gjeneratë e fortë duhet të jetë e stërvitur për kohen, me të vërtet në kemi jetuar për shekuj me radhe në kaos dhe të larguar nga burimi i krenarisë tonë. Andaj na duhet së paku një shekull, për të mos thënë disa shekuj, derisa të arrijmë integritetin tonë. Ndërsa ata që nxitohen dhe kërkojnë të fillojnë me ndryshime sipas rregullit piramidal ata kurrë nuk kanë për të arritur asgjë “.
Halid Ebu Shadi
“(Dhe qiellin e ka ngritur dhe ka vendosur peshojën ), nëse sot mungon drejtësia në gjykata atëherë do të vijë drejtësia e Allahut xh,sh dhe çdo zullumqarë do të marrë atë që e meriton më shpejt se sa që ju e paramendoni “.
”Sikur hajdutet të ia vjedhin shtëpinë do të qante me muaj e ndërsa pse shejtani ia vodhi zemrën as që e heton ”.
Maxhid Ejub
“Merri gabimet tua nga e kaluara si shkak për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme tani dhe në të ardhmen, merri gabimet tuaja nga e kaluara pavarësisht sa të mëdha dhe të rënda janë ato që të jenë shkak për ty për të dhënë mundin tënd dhe maksimumin tënd për të arritur kompensimin e tyre “.
“Ndjenja e optimizmit me fillimin e ditës tuaj ka një ndikim të rëndësishëm për lehtësinë në pjesën tjetër të ditës tuaj “.
“Mendo pozitivisht për ata që janë para teje sepse jo çdoherë mendimi juaj është real “.
”Kjo është dëshira e të Dërguarit tonë: Jam përmalluar për të parë vëllezërit. Ndërsa Sahabëve ju tha se : Ju jeni shokët e mi ndërsa vëllezërit e mi janë ata që ende nuk kanë ardhur. Kjo është dëshira e tij për ty, e cila është dëshira e jote për të?? ”.
“Llogarite veten: A je i gatshëm të takosh Allahun xh,sh “.
“Pasuesit nuk janë dëshmi që pasuesi është në rrugë të drejt, shembull për këtë kemi Djallin të cilin përgjatë kohës e pasuan me miliarda njerëz por përfundimi i tyre do të jetë në Xhehenem. Ditën kur do të pyetet Xhehenemi se a je mbushur dhe të thotë se a ka edhe më të tjerë “.
“A po e pret të vijë Ramazani që të pendohesh…? E kush të garanton se do ta arrish Ramazanin…?! Si mund te të kalojnë ditë e të mos pendohesh tek Allahu xh,sh…?! Ngrihu, dhe tani menjëherë pendohu tek Allahu xh,sh dhe mos pritë më shumë “.
“Çudi është me njerëzit ! Ndoshta të njeh gjatë gjithë jetës së tij dhe nuk dinë asgjë për ty veç të mirave dhe në një rast të vetëm (që ndoshta ai e ka keqkuptuar) të vërsulet dhe nuk pajtohet më me ty”.
“Mos u pikëllo, çdo gjë që të ndodhë është e mirë për ty, çdo fatkeqësi që të godet është në të mirën tënde, dhe sa herë që të vije nata ankoju për shqetësimet dhe pikëllimet tuaja Allahut xh,sh sepse Ai është afër dhe të dëgjon ty “.
“Pavarësisht se sa arrin suksese me doemos duhet të e pranosh mangësinë sepse kjo është shtytës për të ecur tutje ”.
“Koha kalon, ajo nuk ndalon për shkak të përtacisë apo mos kujdesit tonë ndaj saj. Kalimi i kohës do të thotë humbje e shanseve, e humbja e shanseve do të thotë dështim apo mos sukses andaj le ta shfrytëzojmë kohën tonë “.
“Nëse nuk mund të bësh ndryshime atëherë çka është dobia jote ”.
” Sikur të ishin punët në duar tona do të merrnim nga kjo botë dhe as që do të ngopeshim por ja që nga kjo botë do të marrim shumë pak përkundër xhenetit i cili është përgatitur për besimtarët që të marrin nga ai sa të dëshirojnë ”.
” Kuptoje realitetin e kësaj bote dhe dije mirë se kurrë nuk ke për të arritur krejt çka ke dëshirë dhe se çdo herë ke për të hasur në mangësi dhe ndoshta ndonjëherë edhe ke për të humbur sepse ky është realiteti i kësaj bote. Kjo botë nuk është e përhershme kjo është vetëm një vend-kalim për në botën e përhershme ”.
” Sikur të mos na mbulonte Allahu xh,sh mëkatet tona nuk do të mund të ecnim në tokë e as të takonim njerëz ”.
” Nëse njeriu dështon një herë nuk duhet të ia lejojë vetes që të dështoje për të dytën herë “.
Omer El-Muhtari, Allahu xh,sh e mëshiroftë
” Ne revolucionaret jemi betuar qysh herët që të vdesim njeri pas tjetrit dhe assesi të mos dorëzohemi apo lëshoj armët “.
” Mbahu krenar dhe mos e ule kokën poshtë asnjëherë pavarësisht se sa e domosdoshme është ajo sepse ndoshta nuk të vjen ndonjë mundësi që ta ngritësh kokën përsëri “.
Ali Es-Salabi
” Dëshira e popullit është triumfuese ndaj dëshirës se pushtuesit “.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh,sh e mëshiroftë
” Jeta e kësaj bote sado që të jetë e gjatë ajo përsëri mbetet e shkurtër dhe sado që të japësh për të ajo përsëri është pak “.
” Nëse ti nuk e dinë adresën e rrëskut, rrësku e dinë adresën tënde “.
” Mos u shqetëso nga kurthet e njerëzve sepse më së shumti çka mund të bëjnë është të zbatuarit e caktimit të Allahut xh,sh “.
Hasan El-Bena, Allahu xh,sh e mëshiroftë
‘’ Njerëzit kanë ndërtuar për ta kasolle të vjetra nga besimi andaj mos i rrënoni ato sepse do ta mohojnë të vërtetën, por atyre ndërtojuni kështjella nga besimi i drejt në mënyrë që ata me duart e tyre të i rrënojnë kasollet e tyre dhe mandej do të futen në kështjellat tuaja “.
” Unë besojë, e edhe historia e vërteton këtë, se një njeri është në gjendje të ndërtojë një popull nëse ai është i sinqertë në synimet dhe burrërinë e tij e po ashtu një njeri është në gjendje të shkatërrojë një popull nëse këto synime i orienton drejt shkatërrimit dhe jo drejt ndërtimit “.
” Mos u bëni pesimist sepse pesimizmi nuk është prej virtyteve të besimtarit “.
” Egot tuaja janë fushe-beteja juaj e parë, nëse atë e fitoni atëherë të tjerat do ti keni më lehtë “.
” Nuk është rruga për të paret por për të sinqertit “.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Kapja për udhëheqje është sikur të kapurit për esencën e jetës, për këtë arsye Allahu xh,sh e ka quajtur (nxjerrje) -E nxjerr udhëheqjen prej kujt të donë-sikur nxjerrja e shpirtit. Fudejli ka thënë: Bërja e kodrës me gjilpërë është më e lehtë se bartja e mbretërisë “.
“Islami është sikurse dielli që nuk perëndon nga ne kurrë, nëse perëndon në një vend ai lind në tjetrin “.
“Në hadithin se: Ditën e Xhuma është një orë në të cilën nuk mund të ndodhë që të ia qëllon muslimani të i lutet Allahu xh,sh diç të mirë vetëm se do të ia jap. Sipas mendimeve më të sakta kjo kohë është para perëndimit të diellit, këtë mendim e thotë Ibn Abbasi, Ebu Hurejre, Ata’ja dhe Tavusi “.
”Muhamedi s,a,v,s, nuk ka nevojë të mbrohet nga askush por të gjithë kanë nevojë të e mbrojnë atë në mënyrë që të e vërtetojnë dhe të e forcojnë besimin e tyre ”.
‘’Kush shkruan për qefin e njerëzve do të ndryshojë kur ata ndryshojnë e kush shkruan at që e donë Allahu do të mbetet i qëndrueshëm sepse Allahu është një dhe i përhershëm ‘’.
Ferid El-Ensari, Allahu xh,sh e mëshiroftë
” Pendimi, është abdesi i shpirtit dhe pastrimi i tij “.
Ahmed Esh-Shugejri
” Mos e lutë Allahun xh,sh të ta lehtësojë barrën por lute të ta forcojë shpinën “.
” Më së shumti çka më mërzit është kur e shoh një të dobët që nuk mundet të e marrë të drejtën e tij “.
” Triumfi ndaj ndërgjegjes tënde të brendshme është më e vështirë se triumfi ndaj armiqve të jashtëm “.
” Disa njerëz flenë në gjumë për të ëndërruar sukseset ndërsa disa të tjerë ngrihen herët në mëngjes për ti realizuar ato “.
” Nuk është e domosdoshme që çdo njeri më të cilin keni mos pajtime të keni edhe armiqësi “.
” Drejtësia është dhënia e asaj që duhet atij që duhet ashtu siç duhet, dhe çdo mangësi në këto tri gjëra do të thotë mangësi në arritjen e drejtësisë “.
“Në jetë nuk ka dështime por vetëm përvoja të jetës “.
“Nuk është budallallëk nga ana e një vajze nëse ajo i beson gënjeshtrat tua por budallallëku është nga ana jote nëse e sheh burrërinë në mundësin e gënjeshtrës ndaj një vajze “.
“Shoqëria është si ashensori ose të dërgon lartë ose të ulë poshtë, andaj ke kujdes se çfarë ashensori përdorë ”.
“Të qash nga muzika të lëndon ndërsa të qash nga Kurani të shëron”.
‘’ Dua të ju tregojë një sekret ! Ne nuk jemi banorë të planetit tokë ! Ne jemi të ardhur prej xhenetit ngase babai ynë Ademi ishte në fillim banorë i xhenetit por që ne zbritëm këtu përkohësisht vetëm sa të kryejmë një provim të shkurtër dhe menjëherë do të kthehemi atje andaj mundohu që të punosh sa më shumë në mënyrë që të i bashkëngjitësh karvanit te të devotshmëve të cilët do të kthehen në vendbanimin tonë të parë. Mos humb kohë në këtë planet të vogël por nxito për atje, për vendbanimin tonë të gjerë e të bukur ‘’.
” Ne hidhërohemi për sjelljen ofenduese ndaj Pejgamberit s,a,v,s por hidhërimi ynë duhet të jetë sipas virtyteve të Pejgamberit s,a,v,s “.
” Mos të te vijë turp nga gabimi yt, sepse ti je pjesë e njerëzimit, por duhet të te vijë turp nga përsëritja e tij dhe të thuash është kader (e caktuar) “.
” Gjëja më e bukur në këtë botë është të ia dish hallin vetës ”.
” Para se të kërkosh gjysmën tënde tjetër sigurohu një herë që gjysma jote e parë është e plotësuar e atëherë fillo të kërkosh gjysmën tënde të dytë “.
” Njeriu mund të ia qëllojë 99 herë e të gabojë vetëm një herë ndërsa njerëzit e qortojnë për atë herë që ka gabuar ! Kjo është gjendja e shoqërisë tonë “.
” Shumica e problemeve që ndodhin në jetën tonë ndodhin për dy arsye, e para se veprojmë pa menduar dhe e dyta se mbesim duke menduar pa vepruar fare “.
Aid El-Karni
” Njeriu pa qellim është sikurse anija pa timon, që të dy do të udhëhiqen nga rrethanat e jetës drejt shkëmbinjve “.
” Kush pretendon se e donë Allahun xh,sh ndërsa ai i ka lënë pas dore xhamitë, Kuranin, Sunetin, ai vetëm sa e ka gënjyer veten “.
” Ndoshta shqetësohesh pse fuqia e shpirtit të është dobësuar kjo është shenjë që ju keni nevojë për sexhde të gjata, lutje të sinqerta dhe qëndrim në vetmi për ta llogaritur vetën ”.
” Dil nga mësimet vetjake, familjare, farefisnore, gjinore, tek mësimet e të Dërguarit s,a,v,s sepse me të vërtetë tradita e tij është urtësi për të gjithë racën njerëzore ”.
” Me çdo shkronjë që shqiptohet, me çdo fjalë që shkruhet, me çdo zë që dëgjohet, falënderoje Allahun për mirësitë e dhëna ”.
Omer Abd El-Kafi
” Nëse tërmetet maten me riter, gjatësitë me metër dhe centimetër, dhe peshat me grame dhe miligramët, atëherë morali matet me moralin e Pejgamberit s,a,v,s “.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh,sh e mëshiroftë
” Çdo mëngjes bëje nijet që të jetosh me drejtësi sepse ajo është burimi i dinjitetit e nëse ndodh që të biesh në gabime atëherë nxito që sa më parë të pendohesh me një pendim të sinqertë “.
” Mos qajë për asnjë lidhje që ke në jetë sepse ai për të cilin qan nuk i meriton lotët tu, ndërsa ai që i meriton lotët e tu ai nuk të lejon të qash për të kurrë “.
” Derisa vazhdimisht kthehesh për tek Allahu xh,sh atëherë mos u frikëso sepse Ai do të te jap më shumë ngase mendon ”.
” Ti nuk mund ta blesh lumturinë me tërë pasurinë e botës sepse mbretëria e lumturisë gjendet në mendjen dhe ndjenjat tua ”.
” Sikur të mos ekzistonte kuptimi i kundërt i fjalës atëherë fjala nuk do të kishte kuptim. Pra, sikur të mos ekzistonte fjala vështirësi çfarë kuptimi do të kishte fjala lehtësim, e sikur të mos ekzistonte fjala lodhje çfarë kuptimi do të kishte fjala pushim, po sikur të mos ishte fjala mërzi çfarë kuptimi do të kishte fjala gëzim, e po ashtu sikur të mos ishte fjala errësirë çfarë kuptimi do të kishte fjala dritë ”.
” Fali të tjerët dhe dije se çdo njeri i ka të metat e tij andaj pranoj të tjerët derisa të pranohesh prej tjerëve ”.
Sulejman Ibn Fehed El-Audeh
” Nuk i lejohet besimtarit që të i vras ëndrrat dhe dëshirat e tij e të jetojë jetën e tij përkitazi me rrethanat e papritura e që do të largohen me lejen e Allahut xh,sh “.
Muhamed Hasani
” Nuk është me rëndësi se kush e ngrit flamurin e Islamit por me rëndësi është që ai të ngritët, po ashtu nuk është me rëndësi se kush e ndihmon triumfin e Islamit me rëndësi është që ai të triumfojë “.
Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Nëse lumturinë tënde e ndërlidhë me duartrokitjet e tjerëve atëherë dije se të tjerët i ndërrojnë mendimet e tyre çdo ditë “.
” Buzëqesh, kur ulesh pran familjes sepse ka shumë njerëz që e dëshirojnë këtë. Buzëqesh, kur shkon në punë sepse ka shumë njerëz që ende kërkojnë punë. Buzëqesh sepse gëzon shëndet të mirë përderisa ka shumë të sëmurë që do ta blinin atë me çmimin më të shtrenjtë. Buzëqesh, sepse je i gjallë dhe furnizohesh kur shumë të vdekur e dëshirojnë kthimin në jetë që të bëjnë vepra të mira. Buzëqesh, sepse ti ke një Zot që i lutesh dhe e adhuron kur të tjerët adhurojnë lopët. Buzëqesh, sepse ti je ti, ti je ai ti përderisa shumë të tjerë mundohen të jenë ti. O Allah, ty të takon falënderimi ashtu siç duhet te të takojë për madhërinë e forcës Tënde dhe lartësimin e fytyrës Tënde ”.
Jusuf El-Kardavi
“Nëse dikush thotë se s’ka depresion me jetë dhe s’ka jetë me depresione, atëherë ne themi se s’ka mbështetje në Allahun xh,sh me depresion dhe se s’ka depresion me mbështetje në Allahun xh,sh”.
“Atyre të cilët kërkojnë përparimin e Islamit ju themi se pse nuk po i nënshtroheni përparimit të Islamit kur kihet parasysh se Islami është gjykatësi ndërsa përparimi i gjykuari “.
Abd El-Kerim Bekar
” Nuk përmirësohet gjendja e popujve vetëm se me prezencën e dy gjërave elementare: Drejtësisë dhe Mirësjelljes “.
Muhamed Abd El-Maksud”
Ne kemi nevojë për revolucione të virtyteve “.
Abd El-Haji Jusuf
” Çdo herë ka njerëz që janë në një gjendje më të vështirë se ti, andaj buzëqesh. Dije se me të vërtet pas së keqës vjen e mira dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi “.
Muhamed El-Arifi
” Motër…, mos jeto vetëm për vete por barte qëllimin e Fesë e mos lejo që qëllimi yt të jetë rrobat, këpucët apo dukja e flokëve. Le të jetë qëllimi yt kryesorë se si ti shërbejë kësaj Feje “.
Naser El-Umeri
“Shumë çudi me mjetet se si janë sofistikuar nga telefona të thjeshtë në telefona të mençur përderisa mendjet dhe lapsat e disave ende kanë mbetur siç ishin telefonat në të kaluarën, ata ende shkruajnë sipas pagesës “.
Nebil El-Ivadi
” Nëse dëshiron të i njohësh disa të mjafton vetëm të shikosh në pamjet e tyre. Dallim i madhe është mes atij që ka edukatë dhe moral dhe mes atij të paedukatë dhe të pamoral. (Me të vërtet jam dërguar për t’i përsosur virtytet e moralit) “.
” Nuk është i pasur çdo njeri që ka. Nuk është jetë gjatë çdo i shëndosh. Nuk është krenar çdo mbret. Nëse më të vërtet dëshiron pasuri, jetë dhe krenari atëherë nuk të mbetet mundësi vetëm se të jetosh me Allahun xh,sh “.
” Ne kemi më shumë nevojë për moralin e katër imamëve sesa për dijen e tyre “.
Muhamed Nuh El-Kudah
” Puno punë të mira sot dhe falënderoje Allahun xh,sh që të ka mundësuar që këtë punë ta besh ti e jo ndokush tjetër. Andaj thuaj: Falënderimi i takon Allahut xh,sh i cili më shfrytëzojë mua e nuk më zëvendësoi mua “.
” Dora e cila të ndihmon kur ti pengohesh është më e mirë se njëmijë duar që të përshëndesin kur ti ia arrin cakut “.
” Ka prej njerëzve që nëse e donë dikë ia mbulojnë të gjitha të metat e ka prej atyre që nëse e urrejnë dikë ia mbulojnë të gjitha të mirat. Andaj mos u bëjë prej të tillëve që nuk dinë të e vlerësojnë drejt as dashurin e tyre e as urrejtjen e tyre “.
” Nëse fëmija mbath këpucët e të mëdhenjve, kjo nuk e bënë që ai të ec me hapa më të mëdhenj por përkundrazi e pengojnë ecjen e tij, andaj mos bëjë hapa të ngutshëm dhe të pa menduar mirë përkundrazi ec përpara me maturi “.
Buna Muhamed
“Nëse ti nuk mund të ngritësh për namazin e Sabahut atëherë kushtimisht zgjimi yt s’ka dobi “.
Salih Ibn Abd-Allah Ibn Humejdi
“Mos harro – Allahu xh,sh na e mundësoftë mua dhe juve – se në Ditën e Xhuma është një orë që nëse ia qëllon robi të e lusë në të Allahun xh,sh për çka do që e lutë do të i përgjigjet Allahu xh,sh sepse Pejgamberi s,a,v,s thotë: Më të vërtet në Ditën e Xhuma është një orë që s’ka mundësi të ia qëllojë robi të e lusë Allahun xh,sh i ngritur e duke u falur në të e të mos i jap atë që e ka kërkuar. Ndërsa sipas mendimit më të sakët kjo kohë është në mes të ikindis e deri në perëndimin e diellit “.
Mu’tez Mesudi
” Metoda jonë e thirrjes është metoda prezantuese, ne as nuk sulmojmë dhe as nuk mbrohemi. Ne besojmë se e vërteta nëse prezantohet në formën e duhur ajo njihet dhe pasohet nga kërkuesit e saj. Ne nuk mund të pranojmë se Islami është i akuzuar në mënyrë që të ketë nevojë të mbrohet e as nuk e pranojmë se ai që ia prezantojmë Islamin është armik në mënyrë që të ketë nevojë që ta sulmojmë. Për këtë arsye metoda jonë e thirrjes është prezantimi i Fesë ashtu si e kemi trashëguar nga dijetaret tanë me një zinxhir transmetimi të vazhdueshëm deri tek i Dërguari i Allahut s,a,v,s, “.
Emxhed Korsha
“Kuptimi i Islamit në një mënyrë shumë të thjeshtë donë të thotë të ia dorëzosh veten tënde urdhrave të Allahut xh,sh dhe nëse Ai për një send të thotë bëje atëherë bëje e nëse të thotë mos e bëjë atëherë shumë thjeshtë mos e bëjë. Nëse kështu vepron do të jesh me të vërtet muslian, andaj a thua vallë jemi ne me të vërtet mysliman ? “.
“Shoqëria ngritët në baza të ndryshme, disa prej tyre janë të lavdëruara e disa jo. Dallim i madh është mes shoqërisë e cila e ka për qëllim dashurinë për hir të Allahut xh,sh dhe kujdesin ndaj shokut duke pasur për synim arritjen e kënaqësisë së Allahut xh,sh dhe shoqërisë që ka për qëllim interesa të ulëta të kësaj bote. Mjerë për ty nëse je nga grupi i dytë ”.
“Sa herë që në dorë e kap cigaren kujtoje zbulimin e fundit të bërë e që vërteton se arsyeja kryesore e vdekjeve të papritura të fëmijëve është helmi i lëshuar nga cigarja në rrobat, shtretërit, dhe llojet tjera të veshjeve të përdorura nga duhan-pirësit. Pra ti, tërthorazi, je vrasës “.
Malkolm X, Allahu xh.sh e mëshiroftë
‘’ Unë e çmojë më shumë atë person i cili e pranon veprimin e tij para meje edhe nëse ky është gabim sesa atë person i cili paraqitet si engjëll ndërsa në realitet ai nuk është asgjë më shumë sesa një djall”.
Ahmed Halil
” Vëlla, ti je udhëheqësi i mbretërisë së vetës tënde, anija e xhenetit nuk vjen te ti por je ti ai që duhet të notosh e ta arrish atë. Nëse nuk ka valë atëherë ti udhëheq me velat,shpalle përgjegjësinë tënde ndaj jetës tënde dhe ndaj çdo problemi eventual që mund te të shfaqet. Çdo njëri prej nesh në punën e tij, shtëpinë e tij, dhe jetën e tij takon njerëz të cilët gabojnë në të drejtën e tij dhe që të gjithë thonë:Më fal, unë isha gabim?. Çdo herë gjënë justifikime, arsyetime, dhe paqe “.
” Të dobëtit nuk falin pasi që kjo është cilësi e të fortëve andaj falni që të ju mëshirojë Allahu xh,sh ”.
Sami El-Musajtar
” Ata nuk arrijnë çdo herë para neve por nga njëherë jemi ne ata që po vonohemi ”.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Dije se nëse ti mësohesh me humbjen e kohës atëherë do ta kesh të vështirë që më vonë të kesh kujdes ndaj saj sepse veçse të është bërë zakon përtacia ”.
” Allahu xh,sh e ka fshehur Natën e Kadrit për dy arsye të mëdha, e para: Që të dallohet kërkuesi i vërtet i saj, ai i cili mundohet përgjatë gjithë netëve që të e arrijë atë dhe të e qëlloje atë e për këtë sikur të ishte ajo natë e caktuar nuk do të gjesh njerëz vetëm se në këtë natë. Ndërsa arsyeja e dytë është që njerëzit të shtojnë vepra të mira në mënyrë që të afrohen më afër Krijuesit të tyre dhe të kenë dobi prej tyre. E shenjat e saj janë: Që në mëngjesin e saj të dal dielli i butë dhe pa rreze të forta, kjo është prej shenjave të vonuara e ndërsa prej shenjave tjera të saj është shtimi i ndriçimit dhe qetësisë së besimtarit, shtimi i rehatisë dhe zgjerimit të gjoksit të muslimanit. Të gjitha këto janë prej shenjave të kësaj nate ”.
Isam El-Attari
” Ku është dallimi në mes të lavireve të cilat e shesin trupin e tyre me një çmim të ulët për të jetuar dhe në mes të shkrimtarëve dhe publicistëve të cilët e shesin shpirtin, mendjen, gjuhen dhe lapsin e tyre për të jetuar ? Sa të shumtë janë bërë lavirat dhe laviret, sa të shumtë janë bërë llojet e tyre në botën tonë, e më të rrezikshmit, më të poshtëritë dhe më të fëlliqurit janë ata të mendjes dhe lapsit !”.
Muhamed Es-Savij
” O Allah, nuk duam të vdesim vetëm se duke të adhuruar “.
Abd El-Aziz Ibn Baz, Allahu xh.sh e mëshiroftë
” Veshja modeste nuk sjellë moralin përkundrazi morali i ndershëm është ai që ta obligon veshjen modeste “.
Përktheu: Artan Musliu
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
Thënie të çmuara të Dijetarëve III
Thënie të çmuara të Dijetarëve IV