Categories
Lajme FRI

Thënie të çmuara të Dijetarëve VI

Halid El-Beker
“Nuk kam parë xhenet në këtë botë vetëm se me nënën time ? Atë e kam parë në zemrën e saj dhe nën këmbët e saj !”.
“Më pëlqejnë njerëzit që janë të heshtur por kur flasin i heshtin të tjerët”.
“Mos e gjykoni të ardhmen tuaj, sado që të keni mundime, sepse edhe Pejgamberët në fillim ishin barinj por më vonë udhëhiqnin popuj”.
“Dhimbja e vërtetë është kur nuk gjen njeri që ti ankohesh për dhimbjen “.
“Çdo njëri prej nesh ka zemër por sa prej nesh kanë ndërgjegje ? “.
Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Njeriu është me të vërtet njeri vetëm atëherë kur ta mposhtë unin e tij mbi atë që e donë dhe mund të duroje ndaj asaj që e urren. Njeriu është me të vërtet njeri atëherë kur natyrshmëria e tij udhëheqë me paditurinë e tij dhe këto janë hapat e parë drejt të qenurit njeri”.
“E ardhmja nuk vjen kurrë ?! Sepse kurdo që ajo vjen si e tashme dhe çdoherë jemi në kërkim të një të ardhme tjetër”.
” Nëse në një zemër nuk ka vend frika ndaj Allahut xh,sh ajo nuk është zemër, ajo është varr”.
“Më thuaj se çka të preokupon të tregoje se kush je”.
“Le të kthehet çdo njëri prej nesh tek zemra e tij në orën e vetmisë dhe le ta pyes atë sepse ajo do ta orientojë për çdo gjë. Allahu xh.sh ia ka dhuruar zemrave tona një gjë që ia mundëson që të mos gabojë dhe të mos devijojë e ajo është natyrshmëria ”.
“Mund të them lirisht se definicioni më i mirë për civilizimin është: Mundësia e bashkëveprimit dhe mirëkuptimit në mes dy divergjencave, mundësia e tejkalimit të mangësive në rast vështirësie, mundësia e tejkalimit të mendimeve dhe tekeve dhe të kaluarit në njerëzore dhe urtësi”.
 Maxhid Ejub
“Suksesi më i madh që njeriu mund të arrijë në këtë botë është të qënurit shkaktar për të shpëtuar së paku një person nga hyrja në zjarr duke e udhëzuar drejt adhurimit të një Zoti të vetëm dhe të Plotfuqishëm ! Bëhu edhe ti pjesë e këtij suksesi ”.
“Ndoshta ti mund ta harrosh mëkatin që e ke bërë, ndoshta edhe mirësitë e bëra i harron ! Por, bindu se Allahu xh.sh asgjë nuk harron ”.
Malkolm X, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Duhet që të mësojmë nga fëmijët që të mos na vije turp kur dështojmë dhe që të ngrihemi e të tentojmë vazhdimisht. Shumica prej të rriturve jetojnë nën frikë, nën presionin e dështimit dhe turpit, nën trysnin e rrezikut andaj edhe mbështeten tek e sigurta andaj edhe i gjen shumicën e tyre të ndrojtur, të strukur, të frikësuar dhe për këtë arsye shumica prej tyre janë të dështuar ”.
“Dija është pasaporta jonë e së ardhmes sepse e nesërmja do të jetë në pronësi të atyre që përgatitën për të që nga sot ”.
“Nuk mund të ndahet Islami prej lirisë sepse nuk mund të paramendohet jeta në liri pa paqe “.
“Kam mësuar shumë herët se e drejta nuk i jepet atij që heshtë andaj njeriu duhet që nganjëherë të bëjë zhurmë për të arritur atë që e dëshiron”.
Hasan El-Bena, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Çdoherë thirrjes jepni përparësi, për të bëni çdo gjë. Në shërbim të saj vëni çdo gjë dhe për hir të saj jepni çdo gjë, dhurojeni vetën tuaj, pasurinë tuaj, kohën tuaj, veprat tuaja dhe çdo gjë tjetër nëse doni që Allahu të ju begatojë në çdo gjë”.
“Unë jam turistë në kërkim të së vërtetës.
Njeri në kërkim të kuptimit të njerëzores në mesin e njerëzve.
Qytetarë, që vendit të tij i këndon për dinjitet, liri, stabilitet, jetë më të mirë nën hijen e Islamit.
Unë jam i lirë, kështu e kuptojë misterin e ekzistencës.
Dhe thirri: Me të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë për Zotin e botëve. Ai është i pa shoq, kështu u urdhërova dhe unë jam i pari i myslimanëve. Ky jam unë po ti kush je ? ”.
“Sikur të mos ishte të kuptuarit e drejtë, njerëzit do të vriteshin në emër të sinqeritetit “.
Malik bin Nebij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Ne duhet ti japim fund paragjykimeve të pamundësisë dhe llogaritjes së gjërave si të thjeshta, nuk ka asgjë të thjeshtë dhe nuk ka asgjë të pamundur ”.
 
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nuk është e lehtë ta bartësh besimin e pastër në Zotin me anë të mjeteve dhe ideologjive njerëzore, ashtu siç nuk është e lehtë ta bartësh qumështin e pastër përmes gotave në të cilat ka mbetje të alkoolit. Për këtë nuk është e lehtë ta bartësh pasqyrimin e pastër të fesë së Zotit përmes bartësve filozofikë sepse ata e shuajnë dritën tij dhe e zbehin shkëlqimin e tij, bartësit filozofikë janë vrasësit e fesë. Për këtë edhe besimi shndërrohet në diçka të tharë pasi që ka qenë i gjallëruar, në diçka negativë pasi që ishte pozitivë, shndërrohet në diçka shumë të vështirë pasi që në realitet është shumë i lehtë ”.
“Planet sioniste për më shumë se 33 vite janë munduar që ta shuajnë Lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane dhe prishjen e imazhit të tyre në mesin e myslimanëve. Mos i ndihmo në realizimin e qëllimeve të tyre ! Asnjëherë mos ke frikë prej Vëllezërve Mysliman përderisa ata ia kanë frikën Allahut xh.sh “.
Nebil El-Ivadi
“Çdo kush që posedon nuk do të thotë që është i pasur, çdo i shëndosh nuk do të thotë që do të jetojë, ashtu siç nuk do të thotë që çdo mbretë është krenarë? Nëse do pasuri, shëndet dhe krenari atëherë nuk ke zgjidhje tjetër vetëm se të jetosh me Allahun xh,sh “.
“Fjala e parë e zbritur nga Allahu xh.sh është lexo. Dijetarët, në fenë tonë, janë më të vlefshëm se ata që përkushtohen në adhurime. Dija është rruga që të qon për në xhenet, por a thua vallë çfarë vendi ka sot dija në mesin tonë ? “.
Ahmed Ibn Ali El-Axhmi
“Jeta është si një super-market në të cilin ti mund të marrësh atë që të pëlqen prej asaj që është e reklamuar, por mos harro se përpara teje gjendet llogaria andaj ke për të paguar për të gjithë artikujt e marrë ”.
Ahmed Esh-Shugejri
“Shqetësimi nuk mund të e parandaloje dhimbjen e së nesërmes ajo vetëm sa ta heq kënaqësinë e të sotmes ”.
“Martesa e suksesshme nuk do të thotë të i pranosh të mirat e palës tjetër sepse kjo është e lehtë por do të thotë të ia pranosh mangësitë e tij/saj ”.
“Të reshurat e shiut në vendet tona do të thotë një ditë e bukur ndërsa në disa vende do të thotë kohë e keqe ? Jo çdo herë atë që ti e sheh të mirë e shohin edhe të tjerët si të tillë andaj edhe duhet të e mësosh veten t’i pranosh mospajtimet ”.
Aid El-Karni
“Sa herë që të bësh mëkat bëjë edhe pendim, sepse Ai që të ka krijuar e dinë që ti je prej baltës dhe prej ujitë poshtërues andaj edhe dobësohesh, gabon, harron, dhe ke pakujdesi por çdo herë ktheju pendimit, kërkim faljes, keqardhjes dhe nënshtrimit ”.
“Sa herë që të bësh mëkat bëjë edhe pendim, sepse Ai që të ka krijuar e dinë që ti je prej baltës dhe prej ujitë poshtërues andaj edhe dobësohesh, gabon, harron, dhe ke pakujdesi por çdo herë ktheju pendimit, kërkim faljes, keqardhjes dhe nënshtrimit ”.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Nga dështimet përfitojmë urtësi më shumë sesa nga triumfet edhe përkundër asaj që shumë prej nesh besojnë se gabimet vënë në pah dobësinë e tyre andaj edhe nuk janë në gjendje që ti pranojnë ato “.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Është e çuditshme se nëse njeriu e kërkon botën tjetër ai e fiton këtë botë dhe botën tjetër e nëse ai e kërkon këtë botë atëherë i humb që të dyja “.
Jusuf El-Kardavi
“Besimi është:Forca e moralit dhe morali i forcës,shpirti i jetës dhe jeta e shpirtit, e fshehta e botës dhe bota e të fshehtave, bukuria e ekzistencës dhe ekzistenca e bukurive, drita e rrugës dhe rruga e dritës.
Besimi është: Oazë e udhëtarit dhe yll polar i detarit, udhërrëfyesi i të humburit dhe arma e luftëtarit, miku i të huajit dhe shoku i të tremburit, freri i të fortit dhe forca e të dobëtit.
Besimi është: Vendi ku lindin trimëritë dhe vërtetohen mrekullitë,
çelësi i portave të kyçura, fanari ndriçues dhe udhëzues i rrugës “.
“Islami më ka mësuar që të ndezi kandila, e jo ta mallkojë terrin, ta sqarojë të vërtetën e jo ta shajë të kotën “.
Ahmed Halil
“Vëlla, ti je udhëheqësi i mbretërisë së vetes tënde, anija e xhenetit nuk vjen te ti por je ti ai që duhet të notosh e ta arrish atë. Nëse nuk ka valë atëherë ti udhëheq me velat,shpalle përgjegjësinë tënde ndaj jetës tënde dhe ndaj çdo problemi eventual që mund te të shfaqet. Çdo njeri prej nesh në punën e tij, shtëpinë e tij, dhe jetën e tij takon njerëz të cilët gabojnë në të drejtën e tij dhe që të gjithë thonë: Më fal, unë isha gabim?. Çdo herë gjen justifikime, arsyetime, dhe paqe “.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Ke kujdes ! Asnjëherë mos e bëjë bashkëshorten të qaj sepse Allahu xh.sh i numëron lotët e saj. Femra është krijuar nga brinja jote, ajo nuk u krijua nga shputa jote që të ecësh mbi të, e as nga truri yt që të jesh kryelartë ndaj saj, ajo u krijua nga pjesa anësore e brinjës tënde që të barazohesh me të. U krijua nga pjesa poshtë krahut tënd që ta ruash. U krijua nga brinja në anën e zemrës në mënyre që ta duash andaj ke kujdes që mos ta dëmtosh, ke kujdes që mos ta lëndosh sepse Allahu xh.sh i numëron lotët e saj “.
“Provoje dhe mos u frikëso sepse ata që e ndërtuan anijen e Nuhit a.s ishin amatorë por patën sukses ndërsa ata që e ndërtuan Titanikun ishin profesionistë por dështuan”.
” Suksesi në jetë nuk vije spontanisht por ai vije si rezultat i planifikimeve, dhënies maksimale të mundit. Andaj nëse dëshiron ta dish të ardhmen tënde, ngrihu dhe ndërtoje atë tani. Çdo sukses, sado i madh të ketë qenë ka filluar me hapin e tij të parë, pra me vendimmarrjen “.
Ebu Is’hak El-Huvejni
“Dashuria është ajo që e zbukuron jetën e sidomos kur është për hir të Allahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij “.
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Xhahilijeti ( injoranca ) nuk është periudhë kohore e caktuar por ajo është natyrshmëri e njëjtë shpirtërore dhe mendore që shfaqet në momentin e rënies së bazamenteve të moralit të njeriut ashtu siç i ka dëshiruar Allahu xh.sh “.
“Feja nuk i dërgon njerëzit të pranguar që të bëjnë adhurime por këtë e bënë me anë të devotshmërisë. Andaj nëse, në një gjeneratë prej gjeneratave, vije deri tek prishja e moralit, përmirësimi i tij nuk bëhet duke ua shtrënguar dispozitat fetare por ai vije si rezultat i edukimit, përmirësimit të zemrës dhe ngjalljes së ndjenjës së devotshmërisë në shpirtrat e tyre “.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“E kota është ushtarë prej ushtarëve të së vërtetës sepse ajo sa herë që shfaqët i lëndon njerëzit dhe kështu i detyron njerëzit që të kërkojnë të vërtetën. E kur njerëzit e kërkojnë të vërtetën atëherë Allahu xh.sh e shfaq atë “.
“Mirësia nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse bëhet mohimi i saj “.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Njeriu nuk burgoset nëse prangoset fizikisht sepse burgimi i vërtetë është prangosja e zemrës andaj edhe gjejmë të burgosur që buzëqeshin derisa të lirët vetëvriten ”.
Emxhed Korsha
“Rri me Allahun xh.sh sa je mbi dhe që të rrijë Ai me ty kur të hysh nën dhe. Falënderoje Allahun xh.sh për begatitë që të shpërblehesh për vështirësitë “.
Muhamed Abd El-Maksud
“Kur hyra në burg, e kuptova nga shkrimet e shkruar në muret e tij, që ata që më paraprinë janë Vëllezërit Mysliman, pastaj lexova diçka në mur që më përforcoj Allahu me të:” Dije që ti e ke shitur vetën tënde për Allahun, e nëse donë bëje këtë në kështjellë ose në burg, e mos u dobësoni e mos u mërziteni, e ju jeni më të lartit nëse jeni besimtarë ! “.
Muhamed El-Arifi
“Mos i vlerëso gjërat sipas vlerësimeve tuaja por ato bëjë sipas vlerësimeve qiellore “.
Mustafa Husni
“Shoku i vërtetë është ai i cili të kritikon në rast gabimi e jo ai që ti mbulon gabimet vetëm sa për të përfituar kënaqësinë tënde “.
Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Prej llojeve me të këqija të frikës është frika nga thashethemet e njerëzve për ta thënë të vërtetën “.
Përgatiti: Artan Musliu
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
Thënie të çmuara të Dijetarëve III
Thënie të çmuara të Dijetarëve IV
Thënie të çmuara të Dijetarëve V

Exit mobile version